Akil Gjakova ka kaluar me sukses dy pengesat e para, për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudisti ynë mposhti në raundin e parë Somon Makhmadbekhov të Taxhikistanit dhe rusin Dennis Iartcev (raundi i dytë), medalist i bronztë botëror nga viti i kaluar.
Akili në çerekfinale të kategorisë deri në 73 kilogramë përballet md Zhansay Smagulov të Azerbajxhanit.
#judomasters #KosovaJudoFederation
Foto nga arkivi