Ajnishahe Halimi: “Vetëvendosje drejtë falimentimit, nëse nuk ka falimentuar tashmë”

0

Ashtu siç dihet nga opinioni i gjërë Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht ka shkarkuar më pas edhe i ka përjashtuar dy koordinatoret e saj Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj. Përkitazi me situaten e zhvilluar INLAJM ka realizuar një intervist me Ajnishahe Halimi e përjashtuar nga kjo lëvizje.

Çka ndodhi dhe pse u përjashuat nga Lëvizja Vetëvendosje?

Fillimisht u shkarkova nga detyra e koordinatores së Qendrës së LVV në Skenderaj. Kjo ishte e lehtë për ta, sepse unë nuk isha e zgjedhur, por e emëruar. Pikërisht për këtë kisha kërkuar të mbahen zgjedhjet në të tri nivelet, në mënyrë që të mos kishte të emëruar, por të zgjedhur. Pas një debati të ashpër të cilin e pata me tre zyrtarë të lartë të LVV, të cilin unë e quajta ‘marrje në pyetje’ në një postim në rrjetin social facebook, ata më ftuan dhe ma kumtuan ‘vendimin’ e kryesisë për të mos qenë edhe më tutje koordinatore e Qendrës së LVV në Skenderaj. Më vonë, komisioni displinor vendosi që unë të përjashtohem tërësisht nga LVV.

Znj. Halimi, fillimisht ju u shkarkuat nga koordinatorja e pastaj u përjashtuat. Pse ndodhen të ndara këto procese?

Kur ma kumtuan vendimin e shkakrkimit nga koordinatorja LVV në Skenderaj, unë u thashë rishqyrtoni edhe njëherë në kryesi, se nuk po më duket i drejtë dhe për më tepër i dëmshëm, jo aq për mua sa për LVV. Sepse kështu po krjohet precedent, që kushdo që shpreh mendimin ndryshe nga ai i udhëheqjes mund të shkarkohet. Ata, në vend që të reflektojnë, më thanë ta shkruaj një letër të cilës nuk i vunë emër por unë e kuptova si një letër kërkimfaljeje, apo si një autokrikë. Isha alergjike ndaj kësaj praktke – karakteristike për regjmet e kaluara. Më thanë edhe që të mos deklarohem për mediet. Dmth ata kërkuan që shkarkimin nga koordinatorja ta mbaj fshehur. Unë autokritikën nuk e bëra, sepse nuk ndihesha fare fajtore, ndërkohë që u deklarova për medie, sepse ato e kishin marrë vesh shkarkimin tim dhe s’kisha pse ta fsheh më.

Pas kësaj më thirrën në komision disiplinor. Unë nuk shkova, sepse isha e bindur se në komision disiplinor duhet të dilnin ata që më kishin fyer e më kishin lincuar gati edhe fizikisht. Pastaj ata më përjashtuan.

Ju jeni akuzuar nga subjekti juaj se nuk i keni thënë të gjitha në forumet e Lëvizjes, por menjëherë keni dal në publik. A është e vërtetë kjo?

Të gjtha i kam thënë në takime formale apo joformale, por gjithsesi me anëtarë e zyrtarë të LVV dhe jo para tjetërkujt. Për publik e kam thënë vetëm atë që kisha postuar në fb, pasi kisha përjetuar një tmerr brenda zyrave të LVV. Aty kisha përmendur inicialet e tre zyrtarëve që më kishin sulmuar dhe veç të tjerash i kisha quajtur “hiça”.

Ju po ashtu nga subjekti juaj jeni akuzuar për keqpërdorim financash të kesja lëvizjeje. A ka diçka të vërtetë nga kjo?

Nuk është e vërtetë kjo që thonë ata. Nuk ka pasur kurrfarë keqpërdorimi. Jam akuzuar se kam dhënë me qira lokalet e familjarit tim për LVV. Pra, paskam dhënë dicka për ta marrë pastaj kundërvlerën. Nuk kam marrë falë asgjë. Kontrata ka qenë e lidhur nga sekretariati për financa (në Prishtinë) në mes vëllait tim dhe atyre. Në kontratë ka qenë emri, mbiemri, nr. i letërnjoftimit dhe adresa e vëllait, i cili po jep lokalet me qira. Kjo nuk ka qenë kurrfarë pengese për më shumë se një vit. Pengesa isha unë që po flisja.

Kush mendoni se janë përgjegjësit kryesor që ju jeni përjashtuar?

Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti!

Lëvizja Vetëvendosje nga jashtë mundohet të tingëlloj si subjekt i së drejtës, fjalës së lirë dhe demokracisë. Si funksionon ajo përbrenda?

Dukja shpesh nuk shpreh përmbajtjen. Brenda LVV nuk ka demokraci. Aty sanksionohet me shkarkim e përjashtim shprehja e mendimit ndryshe. Nuk ka asnjë dyshim! Arben Gecaj, i cili u përjashtua për një ditë me mua, nuk u akuzua për keqpërdorim mjetesh financiare, por për ‘nxjerrje të sekretit’ jashtë partisë. Pra u përjashtua pse foli. Për të njëjtin shkak jam përjashtuar edhe unë, por mua janë përpjekur të ma vënë edhe një njollë, se s’kanë ditur si ta arsyetojnë shkarkimin tim. Këta konstruktuan në trurin e tyre një grup i cili po dëshiron t’ua transfrmojë, t’ua prishë partinë. Sepse, siç ndodh gjithku ku ka sado pak demokraci, nuk votojnë të gjithë njësoj. Prandaj edhe në Këshillin e përgjithshëm dikush votoi pro mbajtjes së zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë dhe shumica votoi ahtu si i kishte instruktuar udhëheqja, kundër. Ndër këta që votuan për, ishte edhe Arben Gecaj, i përjashtuar tashmë edhe ai.

Ajo çka ndodhi me ju znj.Halimi, a mendoni se është një shembull i keq për të gjithë anetarët e tjerë që pavarësisht kontributit që japin për Lëvizjen dhe riskut që marrin me vete mund të përjashtohen kështu nga Lëvizja?

Po është një shembull tepër i keq. Thashë edhe më parë, është krijuar prcedenti. Pastaj tregohet një pashpirtësi, mungesë ndjenjash njerëzie, kur nuk marrin parasysh asnjë kontribut tëndin, asnjë sakrificë, por të hedhin si leckën në momentin që ti nuk pajtohesh me ta per çka do qoftë. Janë në përpjekje të krijimit të njeriut pa shpirt.

Pasi ju u përjashtuat nga Lëvizja a keni pasur kontakte me anetarë të tjerë të Lëvizjes, dhe cili është mendimi i tyre për çfarë po ndodh?

Me anëtarë kam pasur takime, me zyrtarë jo. As më kanë ftuar as se kam ftuar dikë. Gjithkush në punë të vet. Shumë anëtarë të thjeshtë janë solidarizuar me mua, me kanë thirrur, kanë shprehur keqardhje. Nga udhëheqja, më ka ftuar deri tash vetëm njëri, të cilit nuk dua t’ia bëj publik emrin, që ta kursej.

A ka të tjerë në Vetëvendosje që mendojnë si ju dhe pse nuk flasin ata?

Mendoj se ka shumë të tillë që mendojnë si unë. Ata nuk po deklarohen. Nuk po deklarohen as pro as kundër vendimit për përjashtimin tonë. Kjo është një situatë interesante. Nuk besoj se kjo është indiferencë. Është ngurrim, peshim argumentesh. Nuk janë të sigurtë se është krijuar një masë kritike e mjaftueshme për të bërë reforma në këtë subjekt. E ato janë të domosdoshme!

 Si e shihni Vetëvendosjen nese ajo nuk ndryshon çasje as per proceset jashtë levizjës, por as për ato brenda saj?

Nëse Vetëvendosje nuk bën reformat e duhura, kryesisht ato që kemi kërkuar unë, Arbeni e disa të tjerë, ajo është drejt falimentimit. Nëse nuk ka falimentuar tashmë. Nëse vazhdon me këtë mendësi e këto praktika eliminimi, diskreditimi e lincimi të anëtarëve të saj të denjë, ajo do të mbetet pa anëtarësi kualitative. Nëse vazhdon të ketë çasje të tillë ndaj proceseve të brendshme dhe vazhdon të ruaj këtë diskurs në raportet me jashtë, ajo nuk do ta kalojë as pragun, kurdo që të mbahen zgjedhjet. Dhe, nëse vazhdon kështu, as nuk e meriton ta kalojë./InLajm/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here