Ajnishahe Halimi godet Vetëvendosjen për çështjen e bashkimit kombëtar

0

Ish-anëtarja e lëvizjes Vetëvendosje tash e Fraksionit +, Ajnishahe Halimi, ka thënë e atdhetarët e vërtetë që u angazhuan për bashkim kombëtar kurrë nuk kanë kalkuluar për poena politikë. Sisap saj, një gjë të tillë e bën lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka komentuar në rrjetin social Facebook.

KOMENTI

Një projekt madh i një subjekti të vogël Ideja e bashkimit kombëtar është e vjetër. Edhe projekti i këtij bashkimi është, po ashtu i vjetër. Ai është një projekt gjithëkombëtar, për të cilin atdhetarë dhe patriotë të shumtë kontribuan deri në flijimin e tyre. Ama, ata kontribuan për kombin dhe jo ta stolisin petkun e ndonjë partie! Duruan sakrifica vetëm e vetëm të realizohej ëndrra e shumë brezave. Qenë të bindur se kjo aspiratë e tyre do t’i nënshtrohej, më në fund, vullnetit të shumicës së atyre që do të bashkoheshin, pra një referendumi. Ishin të bindur se kjo nuk do t’u takonte për të vendosur disa njerëzve, apo, aq më pak, një partie politike, sado që të ishin atdhetarë, apo sado që do të shiteshin si të tillë. Atdhetarët e vërtetë kurrë nuk kalkuluan për poena politikë! Tani jetojmë dhe verpojmë në nje realitet krejt ndryshe, te cilin realitet dikush ose nuk dëshiron ta shohë, ose nuk do ta pranojë, për faktin se nuk është krijuesi i tij. Fakti se një realitet nuk e njohim, nuk do të thotë se ai nuk ekziston. I mirë apo i keq, ai ekziston. Ose duhet të jesh shumë i fuqishëm për ta ndryshuar këtë realitet, ose duhet përshtatur atij dhe në këtë përshtatje të nxirrësh maksimumin. Guximi i një subjekti të vogël politik për të marrë mbi vete këtë projekt kaq të madh, duke tentuar të bëhet autori i tij, ndërkohë që u frikësohet zgjedhjeve brenda vetës, është, thënë më së buti, grotesk. Ky subjekt politik nuk pushon së rëni ‘tataranxhës’ së bashkimit, pa treguar kurrë se si do të realizohet ai, në kushtet e sotme. Prandaj ngjan në iluzion. Dhe mileti nuk po ha iluzione më. Sidomos jo të tilla që shitën me vetëdije e me sherr – si pezhgvja për pekmez…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here