Ajnishahe Halimi dhe VETVENDOSJE vazhdojnë me akuza e kundërakuza për keqpërdorime

0

Lëvizja VETËVENDOSJE për herë të dytë brenda ditës ka reaguar sot siq ka thënë “ndaj shpifjeve të reja të Ajnishahe Halimit në lidhje me gjoja keqpërdorime në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.”
“Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më transparent dhe më korrekt në Kosovë sa i përket aspektit financiar. Të gjitha financat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë të publikuara me kohë dhe sipas afateve e kritereve të përcaktuara nga KQZ-ja gjë për të cilën ne jemi cilësuar si subjekti më transparent dhe korrekt në aspektin financiar, nga organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë bërë hulumtime në fushën e financave të subjekteve politike në Kosovë”, është theksuar në reagimin e LVV-së.
“Për të dëshmuar me fakte se deklarimet e znj. Halimi janë tërësisht të pavërteta dhe qëllimkëqija”, në këtë reagim VETVENDOSJE i ka përcjellë për media edhe dy dokumente.

Dokumenti i parë sipas LVV-së “dëshmon pagesën e rregullt të qirasë për zyrën qëndrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të cilën znj. Halimi shpifë se nuk paguajmë qira dhe se qenka donacion”.

Dokumenti i dytë ndërkaq tregon listën e pagave që i paguan Lëvizja VETËVENDOSJE, përmes bankës, “ku po ashtu dëshmohet se pagat në Lëvizjen VETËVENDOSJE! jepen në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me ligjin, për të cilat paga znj. Halimi prap shpifë duke thënë se në Lëvizjen VETËVENDOSJE! administratorët paguhen në kesh e jo përmes xhirollogarisë”.

“Në çdo deklaratë të saj, Ajnishahe Halimi po e përgënjeshtron veten, duke tentuar që t’i ikë përgjegjësisë për keqpërdorimet e saj përmes shpifjeve joserioze si këto që po i shohim sot”, është theksuar në reagimin e VETVENDOSJES.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here