Airbus A320:”Një ditë do të bëjë diçka që do të ndrrojë gjithë sistemin …”

0

Maria,stjuardeshë 26 vjeçare,ish e dashura e Andrea Lubitz,për gazetën gjermane “Bild” thotë se ishte e lidhur me Andrean për 5 muaj dhe gjatë kësaj kohe kishte përjetuar çaste jo të mira.Sipas Maria-s ai kishte arritur në një shkallë të dhunës.Edhe ky ishte shkaku që ishte ndarë nga ai.”Unë jam ndarë nga ai sepse shihej që nga dita në ditë ai bëhej më agresiv dhe shihej që kishte një problem.Gjatë diskutimeve me të ai vazhdimisht bërtiste.Natën fliste në gjumë “po rrëzohemi”.-thotë Maria.

Andrea ia kishte besuar së dashurës edhe biseda të tjera.Maria kujton se ai i kishte thënë që do të bëjë një akt që do të mbahet mend dhe do të ndrroj gjithë sistemin.”Një ditë do të bëjë diçka që do të ndrrojë gjithë sistemin dhe njerëzit do të më njohin në mbarë botën dhe do të  kujtojnë gjithmonë emrin tim.”.

Për ish të dashurën e tij Maria akti i Andreas lidhej me gjendjen e tij depresive dhe humbjen e shpresës për realizimin e ëndrrës së tij së një ditë do të bëhej kapiten i aviacionit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here