Airbus A320:Fakte të reja për ndihmës-pilotin,gjendet “kutia e zezë” 2

0

Ajo që me shumë gjasë do t’i japë edhe verdiktin përfundimtar tragjedisë ajrore të “Germanwings”, është kutia e dytë e zezë e avionit, e cila më në fund u gjet nga hetuesit francezë, më shumë se një javë pas rrëzmit në Alpet franceze.

Nga ana e Prokurorisë së Marsejës nuk u dhanë më shumë detaje, por nëse pajisja është në një gjendje jo edhe shumë të dëmtuar, atëherë nëpërmjet saj do të zbardhet e gjithë kohëzgjatja e fluturimit, që nga Barcelona deri në momentin e përplasjes, duke siguruar të dhëna të tjera se çfarë shkoi keq në bordin e “A320”.

Kutia e dytë e zezë do të jetë një indikator shumë i madh për investiguesit. Në mesin e qindra të dhënave që ajo mbart, është regjistruar edhe komunikimi mes pilotëve, duke lejuar kështu që të ndërtohet një tablo edhe më e qartë, më së shumti për gjendjen psikologjike të pilotit të dytë, Andrea Lubitz, i cili deri më tani është edhe i dyshuari kryesor për tragjedinë e rëndë ajrore.

Sikurse kutia e parë e zezë, edhe ky regjistrues i fluturimit do të analizohet nga BEA, Hetuesia e Sigurisë së Aviacionit të Francës. Në fakt, të dy kutitë e zeza ishin projektuar për t’i bërë ballë çdo lloj fatkeqësie ajrore.

Ndërkohë, prokurorët gjermanë thanë se, në shtëpinë e pilotit Andrea Lubitz, në kompjuterin e tij personal ishin bërë kërkime, sesi mund të kryhej një vetëvrasje. Madje, ai pati kërkuar hollësi për dyert e kabinave të pilotit dhe masave të sigurisë lidhur me to. Kërkimet e 27-vjeçarit ishin bërë midis datave 16 dhe 23 Mars, një ditë para përplasjes së avionit.

Ndërkohë, vetëm të dhënat e kutisë së dytë të zezë pritet të qartësojnë tragjedinë e avionit të “Germanwings”. / Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here