Aida Gashi: Gjithçka më pëlqen në Gazetari

0

Prezantuesen e RTK-së, Aida Gashi, po e pyete për atë se pse i pëlqen Gazetaria, atëherë ajo të përgjigjet me një kundërpyetje: “A ka më mirë se të njoftosh çdo ditë persona të rinj?!”. Ajo shpalosë se idoli i saj në fushën e Gazetarisë është gazetari nga New York-u, Sean Hannity, i cili punon në Fox News Channel. Gashi e cila është njëra nga prezantueset e emisionit “Imazh”, tregon se është e mësuar me Prishtinën, me rrethin e saj në këtë qytet, dhe madje i pëlqen ky qytet edhe atëherë kur i duhet të ngelet me veturë në komunikacion. Në një intervistë, ajo thotë se është mirë të lexohen sa më shumë libra, ngase dikur mund të jetë vonë për ta bërë një gjë të tillë.

Kush është Aida Gashi jashtë ekranit televiziv?

Jam një personi thjeshtë, nuk dalloj shumë edhe jashtë ekranit, mundohem me i qëndru besnike stilit tim, perveç grimit që duhet pak me tepru shkaku i kamerave dhe ndriçimit (qesh), kurse një koleg i imi do të thoshte: ‘Më lehtë do të ishte me zgjedh ekuacionin me dhjetë të panjohura, se sa ekuacionin (qesh). Jam lindur në Prishtinë ku përfundova shkollën fillore dhe të mesme ndërsa studimet i kam përfunduar në universitetin UBT në drejtimin marketing.  Në jetën e përditshme jam person i shoqërueshëm dhe i qetë në përgjithësi me njërëzit. E dua jetën e natës mirëpo në një masë të caktuar, ato gjëra të cilat kalojnë kufijtë nuk më pëlqejnë. Në raport me familjen, punën dhe shoqërinë mundohem që kohën ta ndaj në mënyrë të barabartë edhe pse ndoshta ndonjëherë shoqëria padashje mbetet mbrapa për shkak të obligimeve të punës, por e di se më kuptojnë, andaj do të thoja se jam shumë me fat që kam pranë një shoqëri të tillë.Më pëlqen të ndjek trendet e modës së fundit, por për shkak të jetë sociale në Kosovë e cila nuk është për lakmi, mundohem që mos të shpenzojë shumë por në mënyrë racionale dhe të arsyeshme. Më pëlqen me udhëtu. Udhëtimin e fundit e kam pas në SHBA ku kam vizituar katër shtete. Po nëse më kishe pyet: çfarë ndjesie të ka sjell ky udhëtim? Do të thoja se nuk përshkruhet me fjalë, kam vizitu shumë vende, kam takuar njerëz me kultura dhe religjione të ndryshme. Nuk kam pasur shumë ndjesi për kafshët shtëpiake, por është ‘Lara’ ajo e cila ma ndryshoi këtë ndjesi . Lara është maca ime të cilën e mora shumë të vogël nga rruga , e mjekova dhe tash jetojmë të dyja shumë të lumtura (qesh). Në kohën e lirë së bashku me koleget e mia kemi zgjedhur një mënyre tjetër për tu relaksuar, jo fitnesin sikur shumica që po e bëjnë sot, por një kurs të vallëzimit ‘Zumba’ (qesh).

Për çfarë ju pëlqen Gazetaria dhe për çfarë jo?

Unë kam nisur punën në RTK kur kam qenë 16 vjeçare (tash 10 vite). Fillimisht isha pjesë e emisionit për të rinjë ‘Amazing b’e Njeri’ e më pastaj ju ndryshua emri por që nuk ju ndryshua asnjëherë koncepti. Përveç këtij emisioni kam qenë e angazhuar edhe në shumë programe tjera apo transmetime direkte, e së fundmi tash e tri vite në IMAZH . Nëse përgjigjna në pytjen se çfarë më pëlqen në Gazetari, mund të them se GJITHÇKA.  A ka më mirë se të njoftosh çdo ditë përsona të rinj?! Nuk dua të flas për vështirësitë, sepse janë të tejkalueshme kur ka vullnet për punë. Mbi të gjitha kam një kolektiv të cilëve ju falenderohna gjithmonë për ndihmesën që ma kan dhënë gjatë këtyre viteve në RTK. Kam pasë fat që kam qenë afër shumë emrave të njohur televiziv andaj kam pas edhe mundesi të marrë nga ta. Imazh është një prej emisioneve të pasditës më të shikuara në vendin tonë, andaj më duhet të ik pak nga modestia (qesh) dhe të them se ndihem e priviligjuar që jam pjesë e këtij emisioni, i cili përbëhet nga një staf i mrekullushëm dhe shumë dinamik për punë.

A do ta ndërroje Prishtinën me një qytet tjetër?

Jam lindur dhe jam rritur në Prishtinë. Këtu kam familjen, shoqërinë dhe punën, nëse do të ishte e mundur që të gjithë këta persona t’i merrja me vete ndoshta edhe do ta ndrroja Prishtinën, por prap me një qytet që është i zhurmshëm edhe që ngeli në komunikacion  çdo herë, sepse kështu jam e mësuar (qesh).

A keni një idol në profesion ?

Gjithësecili nga ne duhet të krijojë indentitetin e tij në profesionin që e ushtron. Edhe pse pëlqej shumë gazetarë nuk do t’i quaja ‘IDOLA’ por thjeshtë i vlerësojë dhe mësoj nga profesionalizmi i tyre. Ai që më kujtohet tani për mometin është gazetari nga New York-u ,Sean Hannity, i cili punon në Fox News Channel. Ky gazetar veçohet për energjinë dhe vetëbesimin që përcjell përmes ekranit, ndërsa nga shqiptarët më pëlqën prezantuesja e njohur Silvana Brace, por asnjëherë nuk synoj të kopjoj asnjë prezantues sepse sic e ceka në fillim duhet të krijojmë identitetet tona në profesionet që ushtrojmë.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Në në emisonin IMAZH, para pak ditësh biseduam për temën ‘Leximi.. si ta bëjmë shprehi’ dhe isha unë ajo që zhvillova këtë debat . Librat janë të çmueshëm për njeriun sepse bartin tek ne vetëm dituri, edhe pse në këtë kohë po sfidohen nga teknologjia, prap se prap pesha e librit për trurin e njeriut mbetet e njejtë.  Së fundmi kam lexuar librin e Blendi Fevziut ‘Ahmet Zogu’. Do të thoja që të lexoni sa më shumë sepse dikur do të jetë vonë.

Po të pyeteshe ti çfarë do të ndryshoje në Kosovë?

Në Kosovë ? Ka të fillojë. Ka shumë çështje që duhen diskutuar për ndryshime por ndoshta Sistemin e Drejtësisë, e me rregullimin e kësaj çështje besojë që do të stabilizohej sado pak gjendja e vendit tonë.

Cili është burri ideal në mendjen tënde?

Wowww çfarë pytje !!! Nuk po them si gjithë femrat tjera ‘i sinqertë’, sepse në raport me të dashurin/en secili prej nesh patjetër duhet ta posedojë këtë veti. Andaj unë kam kërkuar diqka tjetër tek gjinia e kundërt. Përveq afërsisë dhe ndjenjës së dashurisë, kam dashur që gjatë jetës të më shoqërojë një mashkull i kuptueshëm, sepse natyra e punës time kërkon një gjë të tillë, mund të them se kam qenë me fat që kam takuar një person me këto karakteristika.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Nuk jam person që pëlqej planet afatgjate. Sigurisht do të vazhdojë të jem pjesë e IMAZHIT dhe Radio Televizioni të Kosovës. Meqenëse përmenda sërish punën më lejoni ti falenderojë të gjithë kolegët nga redaksia ime- Programi i Pasdites dhe ajo e Programit të Mëngjesit të cilët cdo herë më qëndrojnë pranë atëherë kur kam nevojë. FALEMNDERIT atyre.

A më vështirë te jesh intervistues apo e intervistuar?

Nuk e kam paramenduar që është aq e vështirë të flasësh për vetën. Qenka më e vështirë te jesh ‘E INTERVISTUAR’,  kjo nga se gjithmonë kam intervistuar të tjerët, por qenka edhe kënaqësi sepse asnjëherë nuk e kam pyetur veten kush është AIDA GASHI (qesh). Falemnderit shumë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here