Aida Dërguti:Nëse OKB do të formojë Gjykatën Speciale duhet ta njoh Kosovën shtet

0

Aida Dërguti nga Vetëvendosja ka theksuar për Radio Kosovën se nëse Gjykata Speciale krijohet nga OKB-ja, kjo do të prodhonte dy procese të reja.

“Po po e ka të qartë këtë, por kjo është vetëm lajthitja që përpiqen t’ia imponojnë Kuvendit të Kosovës që ta votojë këtë Gjykatë duke e shantazhuar me OKB-në. Ne besojmë se është e pamundshme që Gjykata të themelohet nga OKB-ja për Kosovën,sepse, për të themeluar një gjykatë duhet të njihet territori i Kosovës dhe kufijtë e tij. Në fakt OKB-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe rrjedhimisht nuk mund të formojë një Gjykatë Speciale për Kosovën. Kjo do të mund të qonte në dy procese, ose ta njihte Kosovën si shtet që do të ishte një plus në këtë aspekt ose të themelonte një Gjykatë për Serbinë”.

Dërguti më tej thotë se raporti i Dick Marty-t është iniciuar me kërkesë të Rusisë dhe Serbisë prandaj edhe kërkesa për Gjykatë Speciale është pikërisht e mbështetur nga Rusia dhe Serbia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here