Aida Dërguti: “Mustafa e Thaçi në burg, për tradhëti”

0

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, e kanë vendin në burg.

“Ndonëse në gjuhën më të butë të mundshme, Gjykata Kushtetuese i tha Qeverisë së HashimIsës se marrëveshja e 25 gushtit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këta me kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Zajednicës. Këta shkelës të shumëfishtë të Kushtetutës, le ta dinë se më nuk mund të qeverisin! Nuk mund as të shkojnë në shtëpi! Për shkak të veprës penale të tradhëtisë ndaj vendit, këta i duam në burg!
Me 9 janar, të gjithë në shesh, për t’ju thënë këtyre tradhtarëve se Zajednica NUK KALON!”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here