Aida Dërguti: “Edhe figurat e LDK-së e PDK-së rrugëtimin e tyre politik e nisën me protesta e luftë”

0

PRISHTINË, 29 JANAR – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje, Aida Dërguti duke i arsyetuar protestat e mbajtura dhe ato që do të mbahen ka tërhequr vërejtjen se edhe “figurat kryesore të partive politike që tani janë në Qeveri, rrugëtimin e vet në politikë e nisën qoftë me protesta si LDK, qoftë me luftë çlirimtare si PDK”. Por ata sipas saj mundin dhe angazhimin në protesta e luftë e braktisën dhe e sakrifikuan për pushtet. “Nënshtrimi ndaj kushteve të Listës Serbe dhe fyerjeve të Jabllanoviqit për qytetarët e Kosovës, tregon gatishmërinë e këtyre qeveritarëve që të nënshtrohen”, ka thënë ajo ndër të tjera në konferncën e shtypit të mbajtur sot në Priishtinë ku Lëvizja Vetvendosje e ka shpallur datën 4 shkurt si datë për mbajtjen e protestës së re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here