Ai që i duartrokisnin shqiptarët, Grupin e Kumanovës i quan banditë

0

Në një emision në televizionin e ri “Shenja”, lideri i partisë opozitare maqedonase, Zoran Zaev ka ripohuar qëndrimin e tij se pjesëtarët e grupit të Kumanovës janë kriminelë dhe banditë dhe se ka informacione që dy nga pjesëmarrësit në grupin e armatosur kanë luftuar edhe në Siri.

Sa i përket proceseve të montuara si “Sopoti” dhe “Monstra”, Zaev në deklaratat e tij të më hershme për mediat e huaja, kishte deklaruar se ato të burgosur janë të pafajshëm, duke ritheksuar se ekzistojnë biseda të përgjuara mbi këto raste të montuara, veçanërisht për rastin “Monstra”, transmeton Zhurnal.

Në pyetjen se pse nuk ia dorëzon materialet për “Monstrën”, Prokurores Speciale, Zaev tha se këtë e bën për shkaqe sigurie, pasi askush, as edhe MPB nuk garanton për audio incizimet, për të cilët sipas tij, Prokuroria Speciale nuk ka kapacitet t’i ruaj të sigurta.

“Po ta kishim publikuar “Monstrën” nuk do liroheshin të burgosurit edhe sikur të jenë të pafajshëm”, tha Zaev, duke shtuar se u publikuan të gjitha bisedat edhe për arrestimin dhe dënimin e Lube Boshkovskit, si dhe dëshmitë për vrasjen e Martin Neshkovskit dhe asgjë nuk u zgjidh, as Boshkovski u lirua nga burgu e as vrasësi i Neshkovskit u ndëshkua”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here