Ai është edhe Adam, edhe Evë, burri zbulon se ka mitër dhe mund të mbesë edhe shtatzënë

0

Një mashkulli të paidentifikuar 37 vjeqar nga Lancashire të Britanisë së Madhe mjekët i kanë thënë se posedon mitër dhe organe riprodhuese të femrës dhe se mund të mbetet shtatzënë e të ketë edhe fëmijë. Gjendja e tij është zbuluar kur ai kishte shkuar në një ekzaminim pasi kishte vërejtur gjak në urinën e tij. Mjekët besojnë se ky burr ka një gjendje të rrallë kur njeriu ka organe gjenitale të jashtme mashkullore dhe organe të brendshme riprodhuese femërore. Ai e ka përjetuar rëndë këtë diagnozë. Ka thënë për “The Sun” se lajmin e ka pritur si një bombë. Ai është në marrëdhenje me një grua, ka një jetë normale seksuale dhe ka thënë se kurr asgjë të jashtzakonshme nuk ka vrejtur tek vetja e tij. Ky burr ka bërë me dije se vetëm pas moshës 20 vjeqare ka vërejtur një dhimbje dhe gjak në urinë pas marrëdhenjeve seksuale. Pasi testet për kancerin e fshikëzes kishin dalë negative ai i ishte shtruar një ekzaminimi tjetër nga i cili ka dalë se gjaku në urinë pas marrëdhenjeve ka ardh si rezultat i ciklit menstrual. Ky qytetar pret edhe teste të tjera për të konstatuar tërë gjendjen e tij por çfarëdo që të ndodhë ka thënë se do të vazhdojë të jetojë si një burr, edhe në qoftë se del të jet më shumë grua.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here