Ahmeti: Mogherini na siguroi se është duke u punuar në drejtim të njohjes mes Kosovës dhe Serbisë

0

Shpend Ahmeti ka thënë se delegacioni i Kosovës ka treguar qartë qëndrimet e Kosovës e që primare është njohja reciproke e të dy shteteve.

Ka përfunduar takimi në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel.

“Ne prezantuam qëndrimet e delegacionit shtetëror të Kosovës. I bëmë të qartë qëndrimin e delegacionit e që kusht i parë është njohja reciproke e të dy shteteve. Mogherini na siguroi se është duke u punuar në atë drejtim. Ideja është që në gjysmën e parë të këtij viti të ketë orar më të ngjeshur për të afruar qëndrimet tona”, ka thënë Ahmeti, bashkëdrejtuesi i Delegacionit të Kosovës.

“Për këtë, po koordinhohemi me shtetet anëtare të BE-së. Në këtë aspekt, ka patur komunikim edhe me Washingtonin e Moskën. Në takim është biseduar edhe çështja e taksës. Qëndrimi i Serbisë për heqjen e taksës është përmendur përsëri, por edhe ne i treguam qëndrimet tona në këtë çështje” ka thënë Shpend Ahmeti.

Për këtë pjesë ka folur edhe Limaj.

“E bëmë të qartë që tashmë Kosova ka ekip, dhe jo individë. Ka ekip shtetëror. Ne e thamë edhe aty, duhet të hiqen arsyet pse ka ardhur taksa. Ka shumë kushte që Serbia duhet t’i plotësojë për ta tërhequr taksën. Kjo nuk është e njëanshme. Ne jemi në kushte të tilla që jetojmë me Serbinë. Ka qindra marrëveshje që Serbia nuk i ka respektuar. S’po flasim për këtë fushatën e egër kundër Kosovës. Edhe çështja e taksës në një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do të ketë nevojë për taksë”, ka thënë ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here