Ahmeti i shqetësuar me migrimin, thotë se qytetarët duhet të artikulojnë qëndrimet e tyre

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherazi nënkryetar i lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar me numrin e madh të ikjes së të rinjve nga Kosova. Ai ka thënë se ky fenomen është rezultat i një politike pesëmbëdhjet vjeçare, dhe se qytetarët përmes organizimit dhe artikulimit të qënidrimeve të tyre duhet të ndalin këtë fenomen.

TEKSTI I PLOTË

Sot ishte diskutimi për arratisjen e të rinjve nga Kosova. Unë mund vetëm të konfirmoj se numri më i madh i kërkesave në ofiçari vazhdojnë të jenë për çertifikata me fotografi, të cilat përdoren për udhëtim nëpër Serbi e sigurisht pastaj maleve për në Hungari. Qytetarët janë në hall të madh teksa e marrin këtë vendim në Kosovë, shtatë vite pas shpalljes së pavarësisë.

Kjo nuk është rezultat i një qeverisjeje një mujore, por një mënyre të qeverisjes për 15 vite me radhë e që si mënyrë u konfirmua, u vazhdua edhe më keq me qeverisjen e re. Protesta është shprehje e pakënaqësisë, e mospajtimit me politikat qeverisëse. Nuk mund të vazhdohet me agjendë të pëcaktuar nga Vuqiqi në Beograd. Nuk mund të vazhdohet me faljen e pasurisë kombëtare. E posaqërisht nuk mund të vazhdohet me shpërfilljen e vullnetit të qytetarëve të Republikës.

Pa marrë parasysh cilit subjekt i takon, e pa marrë parasysh cilës organizatë i takon, apo ndoshta thjeshtë po mendon se duhet shprehur qëndrimin tënd, është me rëndësi me e shpreh këtë qëndrim, jo vetëm për këtë qeveri apo këta politikanë, por të gjithë politikanëve të ju tregohet se durimi i qytetarëve ka kufi.

Nesër, prapë do të protestoj si qytetar i Republikës, me të gjithë qytetarët e tjerë për këto dy qëndrime. Shkarkimi dhe Trepça, nesër në ora 12 në sheshin Skënderbeu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here