Ahmet Zogu në rrëfimin e një të dashure të tij

0

Ajo ishte një kërcimtare nudo, e perkedhelura e Parisit, që shkëlqeu në klubet me drita të kuqe, ku për këtë kategori kryeqyteti francez ishte rrugë suksesi, pasurimi dhe karriere. Tepër e varfër, Tanja Visarova pozon për piktorët, pastaj hynë në “Foli-Berzher”, thjeshtë si nje “manekine”. Dhe shume shpejt e njohur si “trupi femëror i këndshëm i Parisit”, ajo u “mor me qira” nga një mbret, mbreti Ahmet Zogu i Shqiperisë, i cili e mbajti në oborrin e vet mbretëror. Kjo periudhë e paharrueshme për Tanjen, dhe mbretin e shqipetarëve, përshkruhet në librin “Nga Kaukazi në Foli-Berzher” të gazetares Maria Krepo. Tanja aty rrëfen përjetimet e asaj në atë kohë kur ishte vetëm 20 vjeçe dhe zbuloi Shqipërinë, oborrin mbretëror dhe mbretin Zog. U mbulua me aq bizhuteri, gjerdanë, unaza, fustane dhe pallto sa nuk i kishte ëndërruar gjithë jetën. Zogu atehere 33 vjeç, i shpallur mbret vetëm para një vit, ishte i marrosur pas 20 vjeçares. Më poshtë pjesë nga rrëfimi i saj.

Oferta shqiptare

Në fillim të vitit 1929, rrëfen kërcimtarja, nisa të dubloja artistë të ndryshëm nëper skena erotike filmash, ku duhet të luaja çaste nudo. Filmi i pare i kësaj serie ishte “Gruaja dhe Pantini”, në të cilin i huaja trupin Koncita Montenegras. Une jam edhe cigania që kërcen tek “Monte-Kristoja”. Në tërë këta filma une luaja skena kalimtare, por në fund u bëra violina e parë në një rol të vërtetë. Sakaq, unë e shoqëruar nga mamaja ime, u nisa ne Bruksel, isha ftuar të kërceja në një mbrëmje zyrtare. Aty kishte edhe shqiptarë të ftuar. Po bëhej një muaj plot kur Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë dhe deputeti më kishin bërë kërkesën që të shkoja për të kërcyer në Shqipëri, në Teatrin mbretëror të këtij vendi; duhet të kërceja për mbretin Zog (të cilit për herë të parë po ia dëgjoja emrin), që së afërmi, në tetor, festonte përvjetorion e parë të hipjes në fron. Në Bruksel, të dy burrat këmbengulen edhe një herë në kërkesën e tyre. Duhet të përgjigjesha menjëherë, puna ishte urgjente, në Shqipëri më prisnin. Do të merresha me rolin e Kartakales, apo do të zgjidhja vallëzimin në Shqipëri?! As vete nuk mund ta di se përse parapëlqeva të bëja një turne në këtë vend të largët.

Kur të bie e mira nga qielli

Erdhi dita që do të niseshim: mamaja ime, unë, ministri dhe deputeti. Roma ishte lënë si vendi ku do të nënshkruhej kontrata. Kontrata u nënshkrua në konsullatën e Shqipërise dhe me kërkesën time edhe atë të Rumanisë. Firmosa për një angazhim tremujor. Të ardhurat nga kontrata i depozituam në një bankë të Parisit dhe nisem nga vizitat në qytet. Gjëja që vërtetë më la përshtypje të çuditshme lidhej me faktin se shqiptarët nisën të blinin veshje. Pasi kishin konstatuar me çudi që përdorja një valixhe të vogël e jo të re të tipit Samaritan, në të cilën kisha vendosur kukullën, këmishën e natës që më kishte blere mamaja dhe një fustan mbrëmjeje për kabaret, një fustan nga ata që artistët ua rishesin shoshoqit. Qëndruam tre ditë në Romë vetëm për veshjen time. Mamaja ime edhe unë po binim të sëmura duke parë çmimet fantastike të veshjeve që na sillnin, këto i kalonin shumat e kontratës, ndaj unë u detyrova t’ju them burrave të Zogut: Unë nuk mund t’i blej të gjitha këto! Nuk ka asnjë rëndësi, është e nevojshme, do t’ju duhet të shëtisni shumë, mos u shqetësoni!…Valixhja nga Samaritania u zëvendësua me një valixhe me lekurë derri, që hapej sa herë që duhet të ngjisheshin veshje të reja. M’u krijua një luks i bollshëm. Gjithnjë e më shumë po kthehesha në Hirushën e kohës së Zanave. Unë vajza që nuk kisha patur veçse një kostum të vogël dhe një pallto të zakonshme,  tashmë mbulohesha me fustane të shumta të paradites, të pasdites, të mbremjes. Mamaja gjithashtu u vesh me rroba serioze kokë e këmbë.

Dita që shigjeta shpoi zemren e mbretit

Pas disa ditësh arritëm në Tiranë. Familja mbretërore kishte ambiente të shumta banimi, na drejtuan në njërin nga ata dhe na lanë të prisnim në holl. Pas pak pashë të hynte një burrë i gjatë, i hollë, biond me sy blu, që e mora për një oficer austriak. Por befas deputeti u nxitua të më prezantonte para mbretit. Ju qenkeni? – thashë e çuditur. U zhgënjyet. Më imagjionit ndryshe? Kam jetuar një pjesë të madhe të jetës midis, midis njerëzish orientalë, ndaj më shumë ju përfytyroja si njëfarë pashai. Por ngjani me një oficer austriak ose jugosllav, nuk keni asgjë orientale. (Ai i shëmbëllente më shumë disa rumunëve që kisha mundur të njoh gjatë jetës dhe që ishin me austriakë se sa vetë austriakët). Është e vërtetë kam lindur mysliman, por ndjehem europian. Veç kësaj kam shkuar një pjesë të jetës në një shkollë austriake. Kishte një buzëqeshje zbavitëse, që më çuditi pak dhe më nervozoi shumë. Të nesërmen erdhën dhe më kërkuan: duhej të isha e vetme. Zogu më priti si i magjepsur. Folëm gjatë, kuptohet. Mbreti Zog ka qenë shumë njerëzor me mua, shumë i sjellshëm, i butë. Në fund ai arriti atë çka ai dëshironte, por vetëm pas një muaji të tërë. Nuk më nxiti, priti sa të isha e gatshme. Dhe besoj e kam çuditur, madje jo në pak gjëra.

Dehje…

Nëse doja një parfum, do të më sillnin nga ky një sasi sa për gjithë jetën. Mbulohesha me bizhu, me “lecka” shumë të kushtueshme. Zogu ishte si gjithnjë i butë, tepër i sjellshëm, magjepsës. Ai qe tridhjetë e tre unë njezët. Kisha jetuar gjithnjë nën presion, duke punuar në mënyrë të vazhdueshme, tani kisha ditët e mia të shplodhjes; lexoja, shëtisja, më dilte koha të admiroja zambakët e rërës, aq të hollë, aq të bukur. Shkonim në Durrës, në plazh, ku hanim bashkë, kaloja pasditen me të. Të dy bënim plazh me kostume të rregullt banje, nuk flitej kurrë të plazhonim nudo. Dhe notonim të dy bashkë deri pranë vaporëve ushtarakë, të ankoruar thellë në det, larg rezidencës së tij. Protokolli parashikonte madje, edhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej gjithnjë në të njëjtën orë; ndoshta mund ta quaje të gjithë këtë „nëpunësi“. Zogu, mendoj, nuk ishte një qenie e ndezur në pasione, më dashuronte, kishte dobesi të madhe për mua, por protokolli, kotësitë e funksionit të tij mbretëror merrnin frenat dhe vinin nën kontroll gjithë gjërat e tjera.

Motrat e Zogut, armike si skifteri mbi mua

Vetëm pasi mbërritëm në Tiranë njoha familjen e tij, shtatë motrat dhe nënën. Armiqesia e tyre ndaj meje ishte e menjëhershme. Unë isha shumë jashtë shijeve të motrave të mbretit, nuk kisha prirje të njëjta për gjëra të kota. Ndërsa e ëma e detyroi Zogun t’i premtonte se anjëhere sa ëe qe gjallë ajo, ky nuk mund të merrte për grua një vajzë që nuk ishte myslimane. Zogu më foli hapur për martesë. “Une jam e zgjedhura e zemres tuaj, si thoni ju gjithnjë, mirë, pra le të mbetem kështu: e zgjedhura e zemres suaj! Dhe asgjë më shumë”. Martesa me atë nuk është se ishte ndonjë ide që mund të më tërhiqte. Jetoja në një botë që nuk qe e imja. Nuk dashurohesha dot pas gjërave që shihja në Tiranë. Nëna e Zogut ishte fis i mbretit të Egjiptit, Fuad. I kërkonte të birit që të martohej me motrën e mbretit Faruk dhe kujtonte se isha unë që e pengoja këtë martesë. Në të vërtetë Zogu donte ta shmangte vetë me çdo kusht një martesë që do ta rilidhte me orientin. Duke qene oriental, ai donte të fshinte rreth vetes çdo gjë që binte era orient, sipas tij sinonim i “prapambetjes” i “mjerimit”.

Zogu, një xheloz i pandreqshëm

Një natë pësova një krizë apendesiti, ndaj thirra Dedë Sulin në mesnatë dhe i kërkova të më sillte një mjek. Mjeku mbërriti shpejt dhe më lehtësoi, por për çudinë time të madhe në orën shtatë të mëngjesit pashë të vinte Zogu me një tërbim të shfrenuar. “Përse e kërkove mjekun? Të pa zhveshur? Të preku?”  Tani u tërbova unë: “Ju mbaheni për europian, por ju po thoni gjëra që vetëm një orientali i vijnë në mendje. Sa për t’u zhveshur, i gjithë Parisi më ka parë të zhveshur, ministrat e tu, deputetët e tu më kanë parë lakuriq, ndërsa tani që u sëmura, qenka e ndaluar të vijë një mjek që të më shohë!!”. Skena u mbyll sigurisht, u qetësua duke u ofruar një barcaletë, dhuratë e uljes së tensionit. Por sidoqoftë kishte ndodhur një skene, e para… Brenda kafazit të artë ku gjendesha edhe një herë e mbyllur, nisi të më shuhej gëzimi, që tek unë kishte qenë aq i natyrshëm.

“Unë jam mbreti, jam Skënderbeu”

Së shpejti do të festonte përvjetorin e parë të ngritjes në fron. I thoja vetes se isha shfaqur tepër herët. Zogu ishte në kulm të gjendjes euforike: “Unë jam mbret!”. Fliste si të kish qenë pasardhës i një dinastie që kishte zaptuar fronin në shekuj. Kalonte për llogari të tij të gjitha lëvizjet kundër turqëve. Ëndërronte ta quanin Skënderbe, si heroin e rezistencës në shekullin XV. Madje, zhytej edhe në një të shkuar të thellë, fliste për Shqipërine e lashtë, për të shkuaren e saj greke, romake, biznatine e të gjitha këto e dehnin. Teksa e dëgjoja, mendoja se i zmadhonte gjërat, por e kuptova se kurora i kishte rënë në koke, ashtu siç më kishte rënë në kokë mua goditja e fatit. Çdo çast mërmëriste me vete: “Jam mbret!”.

Si e zhvatnin ministrat Zogun

Me gjithë frikën që u kallte, ministrat e vidhnin në mënyrë te vazhdueshme. Shepsh ata na kërkonin mua dhe mamasë time, që të ndërhynim pranë mbretit, p.sh. për fituar monopolin në shitjen e një prodhimi. Përpiqeshin të na joshnin me anë të përqindjeve të mëdha që na premtonin, në rast se do t’ia dilnim mbanë kësaj pune. Une u përgjigjesha vazhdimisht: “Nuk ndodhem këtu për të biseduar çështje tregetare me mbretin!“. Shpenzimet pa hesape në këtë vend kaq të varfër ishin vërtetë çmenduri. Mamaja nuk e pëlqente verën dhe nuk e pinte kurrë një pikë. Megjithatë arka të reja me verë vinin për të zbukuruar tryezën e saj çdo ditë. Një ditë ajo humbi ombrellen. U sollën dymbëdhjetë ombrella për ta zëvendësuar atë që humbi. Zogu domosdo donte të më ofronte dy pallto, mbërriti vetëm njëra, tjetra u përla…

Emri dhe historia e Zgut

Një ditë e pyeta për emrin. Më shpjegoi se emri i tij Zog përfaqësonte në gjuhën shqipe fajkoin ose shpendin. Ishte biri i një drejtuesi të fuqishëm në klanin e Marir. I ati ishte vrare gjatë një revolte kundër pushtuesve turq dhe Ahmeti (ky ishte emri i atij) ishte dërguar në Stamboll si peng. Kaloi këtu pesë vjet në pallatin e Sultanit dhe u rikthye në vendin e tij vetëm në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, me 1912, në kohën e luftrave në Ballkan që i krijuan edhe Shqipërisë mundësinë të shkundej një herë e mirë nga zgjedha turke. Shqipëria mbeti e pavarur për dy vjet.  Më 1914 austriakët e pushtuan vendin. Ahmetin e ri nisën ta trajtojnë me shumë përkujdes, e nisën në Austri, ku do të rrinte deri në fund të luftës. Pas luftës Zogu erdhi në Shqiperi dhe filloi të merrej me politikë. Aktiviteti i tij shqetësoi presidentin e këshillit të asaj kohe. Fan Noli, i cili nuk vonoi të marrë një mandat arresti për të. Zogu u arratis në Jugosllavi ku u mor me organizimin e kthimit të tij në Shqipëri. Këtu kthehet në 1924, në krye të një grupi të vogël (të përbërë nga besnikë dhe oficerë rusë të bardhë) me endrrën për të qenë Musolini i vendit të vet.  Nervi i politikës janë të hollat, Zogu i shtiu në dorë ato në saje të një njeriu: beut të Elbasanit, Shevqet Verlacit, e bija e të cilit kishte qenë deri në marrëzi e dashuruar pas Zogut. Ahmeti pranoi të hollat në fund të vitit 1924 u bë president i Republikës, por e bija e Verlacit nuk u bë kurrë bashkëshortja e tij. Që nga ajo kohë, klani i Verlacit u vu në opozitë me Zogun, por kjo nuk e pengoi aspak matjanin të bëhej mbret i Shqipërisë me emrin Zog I, me 8 shtator 1924.

Falsiteti i nje oborri

Zogu ishte një vasal i Italisë, nga e cila ishte krejtesisht i varur, edhe nëse nuk dëshironte ta pranonte këtë. Më fliste gjithnjë për projektet e veta të mëdha, për ato që do të bënte për vendin së afërmi, por gjatë gjithë kohës që unë qëndrova në atë vend, nuk lëvizi asgjë. Burimet ekzistuese, nafta dhe mineralet nuk shfrytëzoheshin. Paratë vinin nga Italia dhe i jepeshin si ndihmë Pallatit, në të vërtetë, me gjithë europianizimin e vetë, Ahmet Zogu ishte një despot oriental. Klani i tij dhe te motrat i jepnin vetes një rëndësi të kotë, të padëgjuar. Mamaja ime ishte e para që e krahasoi familjen e tij me atë, që i krijoi aq shumë telashe dhe andralla Napoleonit I. Të motrat u flaknin në kokë ministrave panfoflat.  Kur vinte drejtori i pallatit, gjithë përulje, që t’u njoftonte se tualetet e porositura në Paris mund të vononin pakëz, ato zhvishnin këpucet dhe ja vërtitnin në fytyrë, drejtori largohej duke u tërhequr mbrapshtë e duke fshehur fytyrën pas krahëve. Zogu kishte një qen, një barzoi, të quajtur Eros, me një ligësi të pabesueshme. Ky rrinte drejt, i gatshem për t’u hedhur mbi njeriun që i tregonin me të marrë sinjal nga i zoti. Kur mbetesha vetem ne holl me Erosin, nuk guxoja të levizja e të merrja frymë. Sa shumë drama pati me të. Një ditë  në inat e sipër Zogu i dha një shenjë Erosit, i cili u hodh vrik mbi njerin nga adjutantet dhe e kafshoi në krah. Krahu i ketij burri mbeti pak i paralizuar edhe pas një qëndrimi të gjatë në spital. Ministrat që paraqiteshin tek mbreti dridheshin në atëfarë feje nga frika se mos hapeshin dosjet. Njeëhere Zogu më tregonte se kur kish qene fare i ri kishte shtëne dashuri me një çupelinë, meqenëse ajo kishte qenë e fejuar, ai fare thjeshtë e kishte vrarë të fejuarin e saj në një “duel”.

 

lajmeflash.us

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here