Agush Kryeziu, 14 vjeçar nga Bubaveci i Malishevës është njëri nga shpresat e së ardhmes së futbollit të Kosovës. Ai është duke stërvitur në Klubin e Futbollit “Drenoci” dhe trajneri i tij Zeqir Krasniqi thotë se ai do të ketë një të ardhme të ndritshme në futboll.

Kryeziu ka fituar shumë trofe e shumë turne si në Kosovë e edhe jashtë saj. Në turneun ballkanik që është mbajtur në Shqipëri Kryeziu është shpallur lojtari më i mirë i turneut.

Trajnerët e këtij klubi të futbollit Zeqir dhe Donald Krasniqi e përshkruajnë këtë futbollist të ri si një super-lojtar të së ardhmes.

Trajneri Zeqir Krasniqi thotë se Agush Kryeziu ka potencial dhe aftësi të mëdha për të qenë një super-yll i së ardhmes. Ai e ka krahasuar Kryeziun me Lirim Kastratin i cili nga Klubi i Futbollit “Drenoci” është transferuar në Ligën italiane të futbollit dhe tani është edhe futbollist i Përfaqësueses A të Kosovës. 

Kryeziu i falënderon trajnerët e tij për punën dhe angazhimin që bëjnë në përsosjen e sportit të futbollit nga ana e tij.

Klubi i Drenocit ka edhe shume talentë të tjerë tjerë siq janë Armond Krasniqi, Tafil Bytyçi, Zgjim Kryeziu, Etnik Kryeziu, e të tjerë që premtojnë shumë në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here