Agnesa Vuthaj merr pjesë në “Fashion For Europe” në Vjenë

0

Ndryshe nga herët e tjera kur Agnesa Vuthaj përfaqësonte Shqipërinë në spektakle të bukurisë, këtë herë ajo do të përfaqësojë Shqipërinë duke prezantuar brendin e saj të modës në “Fashion For Europe”, raporton albinfo.ch.
“Fashion For Europe” është një organizim i modës, i cili zhvillohet në kuadër të “Eurovizionit” që këtë vit mbahet në Austri.
Në “Fashion For Europe” do të marrin pjesë 14 disenjatorë të modës nga 14 vendet përfaqësuese të Eurovizionit, ndërsa nga Shqipëria është përzgjedhur Agnesa Vuthaj, e cila do të prezantojë dizajnet e këpucave dhe çantave që mbajnë emrin e saj, “Agnesa Vuthaj”.
Me moton “Fashion For Europa”, ky eveniment dëshiron të kombinojë modën me shtetet përfaqësuese në “Eurovizion”.
“Fashion For Europa” do të mbahet më 18 maj në Vjenë të Austrisë, vetëm një ditë para nisjes së natës së parë të “Eurovizionit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here