AGK e kundërshton vendimin e drejtorit të RTK-së për largimin nga puna të Fadil Hoxhës dhe Arsim Halilit

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGPK)e kundërshton vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala për shkëputjen e marrëdhënies së punës së dy punëtorëve të transmetuesit publik, kryetarit të sindikatës së pavarur Fadil Hoxha dhe zëvendëskryetarit Arsim Halili, është bërë me dije nga ky asociacion .
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se vendimi i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së nuk ka bazë të mjaftueshme përmbajtësore për largimin e dy punëtorëve, aq më pak kur njeri prej tyre është në krye të sindikatës, veprimtari e rregulluar me ligjet në fuqi, e tjetri gazetar, mision i pakontestuar për shpalosjen e informative”, është theksuar nga AGPK.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kujton se me ligjin e RTK-së, RTK-ja ka statusin e televizionit publik me rëndësi të posaçme i cili ofron shërbim publikut në fushën e veprimtarisë mediale. Rrjedhimisht si institucion i rëndësisë nacionale RTK-ja nuk guxon ta shuajë zërin sindikalë dhe gazetaresk”, është shtuar aty.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përcjellë në vazhdimësi zhvillimet në transmetuesin publik dhe kërkon nga Kuvendi i Kosovës që si themelues në pajtim me ligjin të punojë në sigurimin e pavarësisë institucionale për ta shndërruar RTK-në në një televizion në shërbim të publikut e jo në një arenë konfliktesh personale e ndërpersonale që ndërsyhen nga partitë politike”, ka sugjeruar AGPK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here