AGK e kërcënon me padi Teuta Sahatqien, ajo pyet a është gazetari fotografimi i pjesëve të trupit të grave

0

Reagimi i deputetes së LDK-së Teuta Sahatqija me fjalët “nga lartë po ju spiunojnë dhe po ju incizojnë pjesët e trupit” ndaj incizimeve që po bënjte një kameraman në drejtim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka nxitur sot një debat dhe konflikt që ka eskaluar edhe në kërcënime me padi. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka quajtur fyerje adresimin e deputetes së LDK-së dhe ka insistuar që ajo të kërkoj falje, ndërkaq Sahatqija ka thënë se nuk e ka ndërmend të këtkoj falje por ka pyetur, a quhet gazetari fotografimi i pjeseve te trupit te grave ne vendet e tyre te punes, njëkohësisht ka kërkuar nga AGK paanshmëri dhe që të kërkojë nga gazetarët të respektohet etika gazetareske. Sahatqija i ka adresuar në Facebook edhe disa vegëza, siq ka shkruar me “lajme”, ” ndaj të cilave Asociacioni do të duhej të reagonte dhe të merrte masa për të ngritë nivelin e gazetarisë në Kosovë”. Deputetja Alma Lama, poashtu nga radhët e LDK-së, që në politikë është futur nga profesioni i gazetares, është vënë në mbrojtje të koleges Sahatqija, në Facebook, duke e vlerësuar të padrejtë reagimin e AGK-së dhe duke thënë se spiune u quajt kamera, e jo gazetari.

Më poshtë mund të gjeni reagimin e AGK-së, të vet deputetes Teuta Sahatqija dhe koleges së saj Alma Lama:

Reagimi i AGK-së

“Etiketimi i gazetarëve që përcjellin aktivitetet e Kuvendit të Kosovës si ‘spiun’, AGK vlerëson se është fyerje e rëndë për gazetarët dhe e papranueshme për një shoqëri demokratike. AGK kërkon nga deputetja Teuta Sahatqia të kërkojë falje publike për fyerjen që u ka bërë kolegëve gazetarë dhe njëherësh kërkon nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa të distancohet nga deklarimi fyes i deputetes së lartëpërmendur. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në emër të kolegëve gazetarë, paralajmëron se do të filloj procedurat ligjore ndaj deputetes Sahatqia duke pasur parasysh se kjo nuk është hera e parë që e njëjta deputete reagon me arrogancë, nervozizëm e fyerje ndaj gazetarëve”.

Teuta Sahatqija në Facebook:

“A quhet gazetari fotografimi i pjeseve te trupit te grave ne vendet e tyre te punes?
Me njohtuan shume miq qe portalet jane duke u mare me mua dhe se Asociacioni I Gazetareve paska dale me deklarate
Z.Shkelqim Hysenaj me kish etiketuar ne FB dhe shkrimin qe po e qes te plote:
Deputetja Teuta Sahatqija duhet te kerkoje falje publike per fyerjen qe u ka bere kolegeve gazetar duke i quajtur ‘spiuna’. Kryetari i LDK-se dhe e gjithe Lidhja Demokratike duhet te disancohen nga deklarimi fyes i deputetes ne fjale. Ne te kunderten, deputetja Sahatqija do te perballet me padi nga Aosociacioni i Gazetareve te Kosoves i mbeshtetur nga te gjithe koleget gazetar qe ishin prezent ne momentin kur deputetja e beri kete akt te shemtuar. Ky vend, keta njerez dhe keta deputet duhet qe perfundimisht ta kuptojne se cka dmth te akuzosh e fyesh nje gazetar
Ne fakt nga ky shkrim do te vecoj disa moment:

1. “Konstatimi” se I kam quajtur gazetaret “spiuna”- pa e spjeguar kontekstin, pa e spjeguar cila ishte situate qe nxiti reagimin tim. Pra duke e marre kete ceshtje si te kryer
2. Kerkimi I distancimit tim dhe te parties time mbi bazen “e ceshtjes se kryer”
3. Kercnon me padi ende pa u mbledhe Asociacioni I Gazetareve
4. Kercnon me fjale tendencioze “Ky vend, keta njerez dhe keta deputet duhet qe perfundimisht ta kuptojne se cka dmth te akuzosh e fyesh nje gazeta”
Deshiroj te pergjigjem ne secilen pike:
1. Pas dy oresh te diskutimeve ne sallen e Kuvendit, e pashe se njeri prej gazetareve qe e percjelle punen e Kuvendit, ishte perkulur mbi rrethojat e ballkonit deri ne ate mase sa te rrezikon rrezimin ne sallen e Kuvendit. Ky ballkon gjendet mbi kokat e deputeteve. Gazetari I perkulur mbi rrethoja kishte kameren ne dore te drejtuar ne menyre perpendikulare, apo te drejte per drejte mbi trupin e deputetes turke Myfera Shinik. Pas asaj ai e drejtoi kameren ne te njeten menyre mbi trupat e deputeteve te Nismes, te cilat jane te ulura ne rreshtin e fundit te uleseve te Kuvendit.
Pasi e verejta iu drejtova deputeteve duke ju thene se nga larte po ju “spiunojne” dhe po ju incizojne pjeset e trupit, siq ka ndodhur edhe ne raste tjera. Ka pasur raste kur gazetaret te cilet jane ne ballkon te kuvendit per te percjellur punen dhe fjalimet e deputeteve kane incizuar dhe shperndare fotografi te prapanicave te percjelura me tekste tejet fyese e sexiste ndaj gjinise femrore deri ne ate se cka veshin deputetet nen fustan. Siq ka ndodhur ne rastin e deputetes boshnjake pak kohe me pare.
2. Kerkimi I faljes nga ana ime apo e distancimit te parties time nga une
Me duhet te ju perkujtoje se ne rastin e publikimeve te fotografive te prapanicave te deputeteve, ka pasur gazetare te cilet kane kerkuar gazetari profesionale dhe respektim te kodit tee tikes. Por Asociacioni I gazetareve asnjehere nuk eshte marre me kete. Nuk eshte distancuar nga gazetarja e cila ka fotografuar prapanicat e as nuk ka kerkuar nga mediumet qe te mos e bejne kete. I njejti Asociacion nuk ka hapur gojen kur jane fyer grate e ne mesin e tyre edhe deputetet.
3. Pak minuta pas reagimit tim ne Kuvend, neper FB dolen “Kercnimet me padi” nga Gazetari Shkelqim Hysenaj I cili foli ne emer te Asociacionit, pa pasur mundesi qe ky asociacion t embledhet.
4. Kercnon me fjale tendencioze “Ky vend, keta njerez dhe keta deputet duhet qe perfundimisht ta kuptojne se cka dmth te akuzosh e fyesh nje gazeta”
Me fjale tjera “do ju tregojme qejfin atij/asaj qe guxon te flet kunder nesh”
Cka jane keto fjale, cka eshte ky kercnim, ku eshte kodi I etikes se gazetareve?
A do te thote se ne nuk guxojme as te flasim kur na perqeshin, kur I trajtojne grate si objekte seksi, apo kur behet paraqitja tendencioze e figurave te kujtdo?
Po ja perkujtoj Asociacionit te Gazetareve te cilet ne reagim thane se kjo nuk eshte hera e pare qe une reagoje me nervoze, qe reagimet e vetme ndaj “gazetareve” ishin
1. Kur eshte keqperdore ballkoni ku qendrojne gazetaret per te fotografuar prapanicat dhe
2. sot kur u parandalua fotografimi I gjoksave te deputeteve.
po ju siguroje se ne raste te ngjashme perseri do te reagoje, por po shpresoj se Asociacioni do te jete ne nivel e te reagon vet paraprakisht.
Ne sallen e Kuvendit, ne grate deputete jeme ne vend te punes, jemi ne tavolinat tona dhe cfaredo tendence e gjuetise per te fotografuar pjeset e trupit tone e per te paraqitur ne menyre tallese neper medium paraqet shkelje te etkies jo vetem t egazetarise port e nje etike familjare, etike qytetare, etike njerezore.
Prandaj me duhet te kerkoj falje, jo per reagimin, por qe nuk e bera se pari nje fotografi e nje incizim te gazetarit acrobat mbi rrethojat e ballkonit duke e drejtuar kameren ne gjoksat e grave deputete qe jane te ulura ne rresht te fundit ne vendin e tyre te punes.
Kerkoj nga Asociacioni I Gazetareve, te jete veteret I paanshem, te kerkoje respektim te etikes gazetareske, te mos keqperdore poziten e vet per te mbrojtur fotografimet e shkrimet mizogjene te cilat e denigrojne figuren e gruas.
Per fund po bashkangjes disa vegza me “lajme” ndaj te cilave Asociacioni do te duhej te reagonte dhe te merrte masa per te ngrite nivelin e gazetarise ne Kosove.”
Reagimi i deputetes Alma Lama:

“E konsideroj te padrejte reagimin e gazetareve ndaj deputetes Teuta Sahatcia. Ajo ne asnje moment nuk quajti ndonje gazetar spiun, por lajmeroi nje kolege deputete, mbi te cilen ishte drejtuar nje kamera se kujdes se kamera po te spiunon. Kamera ne fjale nuk po ndiqte seancen dhe debatin per qeverine qe po zhvillohej, por sic ndodh shpesh po merrej me filmim te grave, apo sic kane bere shpesh ne te shkuaren me pjese te trupit te grave.
Une isha deshmitare pasi isha e ulur prane saj.
Ti thuash dikujt “spiun” ndryshon shume nga togfjaleshi “kamera po te spiunon” (si ne Big Brother sic tha Teuta)
Reagimi i AGK- eshte i egzagjeruar dhe i pavend. Gazetaret duhet ta respektojne kodin e etikes se gazetarise, por dhe lirine e shprehjes se te tjereve.
Ka pasur plot raste qe kamerat dhe aparatet fotografike ne Kuvend i kane ekspozuar e oerqeshur grate ne menyre vulgare e seksiste. Kjo eshte e papranueshme.
Flm per mirekuptim!”

AGK

alma

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here