Agjenti sekret në zemrën e Al-Qaidës:”shkuarja në grupet radikale islamiste është biletë pa kthim”

0

Morten Storm,quhet autori i librit”Agjenti në zemrën e Al-Qaidës”.Është ky një rrëfim i autorit i cili punoi në organizatën terroriste Al-Qaida si agjent i shërbimit sekret danez(PET) dhe amerikan (CIA).Storm u konvertua në fenë muslimane dhe iu bashkangjit radhëve të Al-Qaidas në Yemen.Jeta e 39 vjeqarit danez mund të krahasohet me jetën dhe avanturat e James Bondit agjentit të famshëm anglez në filmin me të njëjtin titull.”Endrra” e agjentit Storm ishte të bënte krime për t’i dënuar të padisiplinuarit e fesë islame.Ai veproi edhe në Somali.Ai duhej të bëhej kamikaz me qëllim të dënimit të padisiplinuarve të fesë.Por në momentin e fundit një nga udhëheqësit e tij e anulon atentatin.”Ishte sikur të mê kërkohej të merrja pjesë në Kupën Botërore”,thotë Storm.”Por u ndjeva i trathtuar,sikur Zoti të më linte anash”.Ky ishte edhe fundi i një besimi të verbër.Ai ndrron radikalisht dhe kërkon nga shërbimet sekrete daneze (PET) dhe amerikane (CIA)që të bashkëpunojë.

Nga ajo çka ish radikalisti Storm ka mësuar është se jep një porosi të qartë:”E ardhmja do të jetë e rëndë.Rreziku është real.është detyra e autoriteteve të reagojnë për të evituar drama të reja.Duhet pranuar që njerëzit të bashkëpunojnë dhe të japin informatat rreth aksioneve të mundëshme terroriste”.Ndërsa mesazhi kryesor i Stormit apo ish radikalistit të Al-Qaidës e më vonë agjentit sekret danez,ndaj të rinjëve ësht:”Mendoni mirë,sepse ajo është vetëm një biletë pa kthim.Atje ju do të jeni të manipuluar,të përdorur para se të vriteni duke u bërë “martir”.-përfundon Storm.

media_xll_7544740

media_l_7544741

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here