Agjensia ruse Inter Tass:ish pjesëtarë të UÇK-së luftojnë në Ukrainë

0

Derisa lufta në lindje të Ukrainës po ashpërsohet e liderët botërorë po përpiqen të gjejnë zgjidhje për situatën, agjencia ruse e lajmeve Itar Tass, ka raportuar se janë rreth 200 mercenarë nga shtetet ballkanike, që po luftojnë atje, midis tyre edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Rreth 200 mercenarë nga shtetet ballkanike janë duke luftuar bashkë me trupat e ushtrisë ukrainase në lindje të vendit, ka thënë një ekspert ushtarak i afërt me situatën në Ukrainë për agjencinë ruse të lajmeve Itar Tass, përcjell KTV.

“Qytetarë nga shtetet e caktuara nga rajoni i Ballkanit janë duke marrë pjesë në luftën në Ukrainë”, ka thënë eksperti për agjencinë ruse.

Kompania private amerikane, “Academi”, e cila dikur njihej edhe me emrin “Blackwater” luan rol të rëndësishëm në angazhimin e këtyre mercenarëve, ka i thënë ky burim anonim Itar Tassit.

Shumica e këtyre mercenarëve siç pohon agjencia ruse janë nga Kroacia, ndonëse ka edhe nga Kosova, përfshirë ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët kanë përvojë në përdorimin e armëve.

“Këta mercenarë, kryesisht veprojnë si pjesë e batalionit të të ashtuquajtur vullnetar”, ka thënë burimi.

“Sipas disa vlerësimeve, numri i përgjithshëm i luftëtarëve në anën e Ukrainës, nga shtetet e ish-Jugosllavisë është rreth 200”.

Njëherësh, media britanike kanë shkruar se në rajonin e Donetskut ka edhe mercenarë amerikanë, po ashtu të angazhuar nga kompania “Academi”.

Kjo kompani ishte themeluar, më 1997 nga ish-ushtaraku amerikan, Erik Prince, dhe ishte një prej disa kompanive të angazhuara nga Qeveria amerikane për të mbrojtur misionet e saj diplomatike, përcjell koha.net.

Në shtator, organizata “Amnesty International” kishte akuzuar batalionin e pretenduar për krime lufte, e që sipas organizatës është rezultat i dështimit të autoriteteve në Kiev për të mbajtur nën kontroll vullnetarë të këtillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here