Agjencia Gjeologjike Amerikane shpjegon si ndodhi tërmeti në Nepal

0

Tërmeti i fuqishëm që goditi Nepalin ndodhi në hapësirën ku takohen pllakat tektonike, shpjegon Agjencia Gjeologjike Amerikane. Në këtë rast, një nga pllakat lëviz nën pllakën tjetër, dhe kur takohen krijohen tronditjet sizmike.
“Nga njëra anë është pllaka tektonike indiane që lëviz nën pllakën tektonike euroaziatike. Të dyja pllakat lëvizin drejt njëra-tjetrës dhe kur ndodh kjo lëvizje, krijon një puls të fortë që ne e përjetojmë si tërmet,” thotë John Bellini, gjeofizikan në Qendrën Informative për Tërmetet pranë Agjencisë Gjeologjike.
Zona ku ka ndodhhur tërmeti do të përjetojë më shumë tronditje sizmike në të ardhmen, pasi pllakat janë vazhdimisht në lëvizje drejt njëra-tjetrës. Por zoti Bellini thotë se periudha mes tërmeteve mund të zgjasë disa herë edhe për dekada.
“Tërmetet janë fenomenet gjeologjike që krijuan malet e Himalajeve dhe historikisht kjo zonë ka përjetuar shumë tërmete të fuqishme”.
Tërmeti i së shtunës ishte më i rëndi që godet Nepalin në 80 vjet./Zëri i Amerikës/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here