Agim Tolaj e Valon Dukaj humbën jetën në aksidentin e sotëm në Pejë

0

Dy të rinjtë, Agim Tolaj e Valon Dukaj nga Dranoci i Deçanit kanë humbur jetën, sot, në një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në Pejë.

Pas këtij aksidenti, Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, u ka shprehur ngushëllime familjeve të dy viktimave.

“Sapo mora lajmin për vdekjen tragjike të dy të rinjëve deçanas nga Dranoci i Deçanit, Agim Tolaj dhe Valon Dukaj. Familjeve u shprehi ngushllime për humbjen e më të afërme të tyre. Dhembja ka kapluar Deçanin për këtë rast tragjik, prandaj të gjithë ne e bashkëndjejmë dhimbjen për Agimin dhe Valonin. Varrimi sot në ora 16.e 30 në fshatin Dranoc”, ka shkruar ai.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here