Agim Madani, “kaqaku” i Tropojës, pak relaks “nga ndjekjet policore”

0

Një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale e nxjerrë si mjaft të relaksuar të arratisurin dhe të shumkërkuarin nga Tropoja, Agim Madani.

“I shumëkërkuari rri shumë lirshëm në një hije dhe dëgjon Radio Pejën”, jepet një përshkrim i fotografisë e cila nuk dihet se kur është bërë.

Madani, një i arratisur nga burgu i Shënkollit në Shqipëri, autor i vrasjes së shokut të tij të ngushtë, gjendet në arrati dhe në kërkim në rajonin e Pejës.

Ai u ka shpëtuar dy rrethimeve të Policisë së Kosovës në Pejë dhe përkundër njoftimeve se është arrestuar, Policia e Kosovës ka deklaruar se Madani vazhdon të mbetet në arrati.

E në ndërkohë duket se atij nuk i bënë aq për policinë, ka gjetur kohë edhe të relaksohet pak në kuadër të jetës së tij prej “kaqaku”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here