Agim Bahtiri e falë sulmuesin e tij, kërkon të lirohet menjëherë nga ndjekja

0

Kryetari i Mitrovicës ka vendosur ta falë sulmuesin e tij Adem Dibranin. Për këtë ai e ka lëshuar një deklaratë për media. “Unë nuk i di motivet pse më ka sulmuar ai qytetar të hënën. Por jam i bindur se nuk qëndron ajo që kanë shkruar disa medie se këtë e ka bërë për punë. Familja e tij e ka një biznes ku ai punon rregullisht dhe nuk i kanë punët keq”, ka thënë Bahtiri ndër të tjera në deklaratë. “Mirëpo sidoqoftë, unë jam sulmuar në detyrë zyrtare si kryetar i komunës dhe punët institucionale nuk i përziej me ato private. Prandaj, në emër të qytetarëve dhe besimit që ata më kanë dhënë, e kam falë këtë djalë dhe nuk kërkoj asgjë, as nga ai e as nga familja e tij. Nga organet e drejtësisë kërkoj që ta lirojnë menjëherë”, është shprehur kryetari Bahtiri. Sulmi ndaj kryetarit të Komunës së Mitrovicës ka ndodhur dje pasdite, derisa ai po dilte nga objekti i komunës. Adem Dibrani, 25 vjeqar nga një fshat i Drenicës, sipas njoftimeve ka kërkuar në atë kohë një takim me kryetarin Bahtiri dhe pasi ky i fundit i ka thënë se për momentin ishte duke dalë me punë dhe se mund të takoheshin ndonjë ditë tjetër, Dibrani e ka goditur atë me grushta nga prapa. Burimi të afërta me ngjarjen kanë thënë se Dibrani e ka goditur kryetarin Bahtiri pasi i kishte kërkuar atij një vend pune dhe nuk kishte hasur në përgjigje pozitive. Policia e Kosovës në një njoftim të lëshuar sot rreth kësaj ngjarjeje ka thënë se lëndime trupore kanë pësuar edhe kryetari i Mitrovicës edhe sulmuesi dhe të dyve u është ofruar trajtim mjekësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here