Agim Bahtiri premton se prej së hënës Ura e Ibrit në Mitrovicë do të jetë e hapur për të gjithë

0

Në një prononcim dhënë Gazetës ‘NewBorn’, Kryetari Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se nga nesër Ura e Ibrit do të jetë e lirë për të gjithë banorët e asaj pjese dhe për të gjithë të tjerët.

Sipas tij, nga dialogu në Bruksel, i cili do të mbahet mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, pret që përfundimisht të merret një vendim për këtë çështje. Sipas tij, ky vendim do të jetë që ura nga nesër të jetë e lirë.

‘’Unë jam i bindur se ura do të jetë e lirë për të gjithë, kjo do të ndodh në takimin e nesërm. Nuk jam ithtar i trazirave po i dialogut, por edhe dialogu e ka një përfundim’’, u shpreh Bahtiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here