Agim Bahtiri e don Isa Boletinin në Mitrovicë e jo në Vlorë

0

Në Mitrovicë për të premten është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

“Diskutimi i vendimit të Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, me të cilin u vendos që rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të bëhet në Vlorë më 10 qershor ”, është rendi i ditës sipas njoftimit të komunës së Mitrovicës.

Mbledhja e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës me kërkesë të kryetarit të Komunës, do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

Sot, Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, me propozimin e të dyja qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Isa Boletinit dhe familjarëve të bashkëluftëtarëve të tij prezent në takim, vendosi që eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini dhe të bashkëluftëtarëve të tij të kohës do të rivarrosen në Vlorë, më 10 qershor të këtij viti.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri e ka kundërshtuar këtë vendim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here