Agani: “PD e vetmja parti në vend, që ngërthen vlera të mirëfillta kombëtare dhe fetare”

0

GJILAN, 14 SHKURT – Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë në një tubim partiak zgjedhor në Gjilan “se PD-ja vazhdon të mbetët parti shtetndërtuese, e cila i ka dhënë shumë shoqërisë kosovare, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror”. “PD-ja është e vetmja parti politike në vend, që në vete ngërthen vlera të mirëfillta kombëtare dhe fetare, vlera këto të kultivuara ndër shekuj tek populli ynë”, ka theksuar ai. Në kuvendin e rregullt zgjedhor, të degës së PD-së në Gjilan të mbajtur të premten mbrëma kryetarja e deritanishme e degës dr. Selvete Shurdhani është rizgjedhur në këtë funksion. Deputetja Labinotë Demi-Murtezi, është zotuar në këtë tubim se si deputete në Kuvendin e Kosovës, do të jetë çdo herë zëri i qytetarëve të Anamoravës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here