Afrona Dika: “E lashë aeroplanin për Bleron!”

0

Bukuroshja Afrona Dika, emër ky tashmë i njohur për publikun, i ka projektuar ëndrrat e saj, e tash nga viti që do të vijë vetëm pritet t`i realizojë ato. Ajo si modele, për publikun ishte e njohur edhe më herët, gjithashtu edhe si pjesë e „VIP Shpija“ u bë mjaft e njohur, por lidhja e saj me Bleron i ka shndërruar të dy në një çift ndër më të përfolurit në medie. Për thashethemet, për mediet, për planin dhe jetën e saj në të ardhmen, Afrona Dika kësaj radhe e thotë vet se cilat janë të vërtetat dhe të pavërtetat për Afronën.

Albinfo.ch: Çfarë është modelizimi për Afronën?

Modelizmin e kam pasur më shumë vetëm si hobi deri tash, prej kur kam qenë e vogël, edhe aktrimin e kam pasur pasion por që e kam studiuar dy vite këtu në Zürich. Por deri tani mendoj se nuk ia kam dalë ta bëj profesion këtë hobin tim. Në të ardhmen shpresoj se do të mund të jetoj nga ky profesion, sidomos nga modelizmi.

Afrona Dika: Si modele dhe si aktore a ke pasur ndonjë projekt konkret?

Kam pasur projekte, si modele dhe bëj pjesë në një agjenci mode. Punoj për ta dhe kam oferta, mirëpo kohëve të fundt kam qenë shumë e angazhuar në Kosovë, ku po ashtu kam pasur oferta nga Minimax për të bërë fotoshooting etj.

Sa të njohin në Zvicër si modele?

Edhe këtu në Zvicër më njohin por në Kosovë më njohin më shumë si modele.

Çfarë mendon, cila është arma jote më e fortë për t`i realizuar synimet që i ke?

Unë e kam personalitetin tim, jam ashtu si jam, nuk dua të bëhem si dikush tjetër por jam ajo Afrona me karakterin tim, me disa gjëra negative dhe pozitive.

Sa është vështirë të kesh suksese në Zvicër si modele, dhe në të njëjtin rast si një e huaj, edhe pse e ke pasaportën zvicerane?

Aktrimi dhe modelizmi këtu në Zvicër nuk është diçka që mund të arrish shumë larg. Mund të kesh oferta por prap, nuk di, çdo herë më ka tërhequr pak a shumë Kosova, dhe kam shkuar atje shumë shpesh. Nuk e di, nuk mund të them pse por kam thënë më mirë të shkoj në Kosovë të bëj diçka se sa këtu.

Por ti je me origjinë nga Maqedonia, pse të tërheq Kosova aq shumë?

Është interesante, unë jam nga Dibra e madhe. Por nuk e di, çdo herë disi më ka tërhequr në Kosovë, nuk e di!

Ndoshta nuk është Blero?

(Qeshet) ka mundësi (dhe prap qesh).

A shkon për pushime në Maqedoni?

Po për pushime shkoj në Maqedoni, e kam familjen aty dhe shumë shpesh shkoj.

Cilat prej modeleve i njeh këtu në Zvicër, dhe a ke ndonjë bashkëpunim më ta?

Po e njoh Dorina Podrimjen e cila mori pjesë në Miss Zvicra vitin e kaluar dhe kam qenë shumë shoqe me të dhe akoma flasim, shkruajmë. Janë edhe disa të tjera që i njoh kështu si Blerta Gashi. Blerta ka qenë këtu studente dhe e kam njohur, por ka shumë vajza të bukura shqiptare që edhe ato mundohen të bëjnë këtu diçka në Zvicër. Janë të bukura shumë dhe prapë them se është e vështirë të bësh diçka këtu, si një person me origjinë të huaj.

Si pamje, si tipar, mendon se veçon nga të tjerët?

Mendoj se secili është njeri i veçantë dhe secili ka diçka unike, secili prej nesh e ka një veçori të veten. Unë kam dëgjuar nga mami, nga shoqëria etj. që thonë se sytë i kam diçka të veçantë. Por është mendimi i tyre (qeshet).

Çfarë mendimi ke për bashkëmoshatarët  e tu këtu në Zvicër, sa kanë arritur ata?

Mendoj që gjenerata që është rritur këtu, ka arritur shumë sepse përfundojnë shkollën këtu, kurse gjeneratat më të vjetra si p.sh. prindërit tanë kanë ardhur këtu dhe është dashur të punojnë. S`kanë pasur mundësi të shkojnë në një shkollë këtu ose të bëjnë diçka sepse nuk kanë pasur mundësi financiare. Mirëpo ata na kanë dhënë neve mundësinë që të vazhdojmë që ne të bëjmë një shkollë, të vazhdojmë të studjojmë dhe të arrijmë diçka.

Na përshkruaj pak çka bën Afrona në një ditë?

Unë punoj në „Benedictschule“ tash tre vite dhe mendoj që vitin tjetër do ta ndërroj sepse unë do të shkoj të jetoj në Kosovë!

Si, do ta lësh Zvicrën për Bleron?

Po (qeshet). Po sepse lidhja në distancë nuk shkon, prandaj unë jam ajo që vendos të shkoj. Ta lë vendin dhe do të shkoj të jetoj atje në Kosovë!

Po shumica e rinisë në Kosovë dëshirojnë të vijnë në Zvicër të jetojnë, kurse te Afrona e kundërta! Pse?

Po është interesante, dhe kujt t`i tregoj këtë gjë, çuditen sepse thonë normale është e kundërta, por te unë është ashtu.

Ndoshta keni bërë plan vitin e ardhshëm për martesë me Bleron?

Jo, jo, jo është ende herët (qeshet), nuk kam bërë plane!

Hobi e keni modelizmin, por profesion cilin e ke?

Punë administrate, punoj në zyrë.

Si u njohët me Bleron?

Jemi takuar në Aeroport, rastësisht dhe aty u njoftuam edhe normalisht kisha për të vazhduar fluturimin me aeroplan, por vazhdova të qëndroj më tutje.

Do të thotë, e le aeroplanin të ikte për Bleron?

Po, po ashtu ka qenë.

A e dije në atë kohë, se ai ka qenë i martuar?

Jo ai në atë kohë ka qenë i ndarë.

Çka ka Blero që të ka tërhequr ty, pse Blero?

Është njeri që më kompleton kur jam me të, dhe është shumë i kujdesshëm edhe më ka bërë për vete.

Shpesh nuk jeni bashkë, si ia bëni kur jeni larg njëri tjetrit?

Ne e kemi lënë që të takohemi çdo dy javë, ose ai vjen këtu ose unë shkoj atje në Prishtinë. E kemi bërë kështu sepse nuk mundemi më gjatë.

A mendon se lidhja me Bleron të ka bërë më të famshme?

Është normale kur lexon gazetë ndonjëherë del aty Blero Afrona, Afrona Blero… dhe pastaj normalisht që njerëzit të njohin më shumë. Mendoj që po.

A të kanë mërzitur ndonjëherë thashethemet e portaleve?

Në fillim ka qenë shumë më e rëndë për mua, kur i lexoja gazetat me thashetheme por tani nuk i marr shumë afër zemrës. Tash e di çka është thashetheme sepse çka është e vërtetë e dijmë unë dhe Blerimi, kështu që çka shkruajnë gazetarët nuk më intereson fort. Ata normalisht i shkruajn për klikimet e veta, e bëjnë punën e tyre, dhe duhet ta respektoj edhe unë punën e tyre.

A ke menduar ndonjëherë të fillosh me këngë, pasi që Bleron e ke afër?

Jo, jo nuk kam menduar. Kam pasur ofertë për spote por për këngë jo.

Nëse Blero i ka spotet hot, a ke xhelozi?

Eehh po tash (qeshet) Jo jo, nuk prish punë, është profesioni i tij. Edhe unë do të kem për shembull ndonjë shooting me ndonjë mashkull për ndonjë projekt edhe nëse kemi edhe këtu xhelozi, nuk do të funksionojë deri këtu.

A do të lejonte Blero që Afrona, të bënte fotoshooting nudo?

(qeshet) po, po po më lejon.

A do të bëje, nëse të vie rasti, foto nudo?

Po, po, nëse është fotografi shumë profesional dhe varet çfarë stili (qeshet)

A keni planifikuar me Bleron diçka për të ardhmen?

Po ne kemi planifikuar që të marrim një banesë të mirë, apo shtëpi në Kosovë, dhe të bashkëjetojmë. Mirëpo jo njëherit të krijojmë familje (qeshet)

afrona_3-586x389

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here