AFP: Papa do ta vizitojë Kosovën gjatë vitit 2016

0

Papa Françesku do ta ketë përpara një vit të vështirë, në përpjekjet e tij për ta modernizuar kishën, thonë burimet e afërta me të në Vatikan.

Megjithatë, gjatë vitit 2016 ai pritet të vizitojë disa shtete. Burime të afërta me të i kanë zbuluar AFP-së se në mesin e destinacioneve të tij për vitin 2016 do të jetë edhe Kosova.

Kjo do të ishte një vizitë historike, ku për herë të parë, përfaqësuesi më i lartë i Kishës do ta vizitonte vendin tonë.

Përveç Kosovës, në plan për vitin 2016 janë edhe Armenia, Polonia, Argjentina, Franca etj.

Vatikani akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here