Afër një milion euro dëme nga vërshimet në Malishevë

0

Duke u bazuar në raportet e komisioneve komunale të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet e javës së kaluar në territorin e Komunës së Malishevës, vlera preliminare e dëmeve të shkaktuara, është 935 mijë euro. Kjo shifër mund të ndryshoj, pasi ekipet vlerësuese të dëmeve, ende janë në terren dhe kjo shifër e nxjerrë, llogaritet vetëm nga rreth 95 përqind e vlerësimit të bërë në terren, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

“Dëmi është i jashtëzakonshëm dhe buxheti komunal i Malishevës, nuk mund të bëjë kompensimin e të dëmtuarve, prandaj, si asnjëherë më parë, kërkojmë mbështetjen e nivelit qendror, për kompensimin e të dëmtuarve”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e marrjes së rezultateve të vlerësimit, nga komisionet vlerësuese.

“Fat i madh në këtë fatkeqësi,  është fakti, se asnjë banor i Komunës së Malishevës, nuk ka pësuar me jetë, ndërsa dëmet janë materiale”, tha Begaj.

Në raportin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë, thuhet: Si pasojë e reshjeve atmosferike, përkatësisht reshjeve të pandërprera të shiut, që kishin filluar me 5 janar 2016, ka ardhur deri te shkaktimi i vërshimeve, ku dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fshatrat e Komunës së Malishevës, kryesisht në fshatrat që shtrihen përgjatë pellgut të lumit Mirusha. Bazuar në vlerësimin preliminar të komisioneve për vlerësimin e dëmeve, dëmi i shkaktuar në infrastrukturë, shtëpi banimi, lokale afariste dhe bujqësi, llogaritet të jetë mbi 935 000 €uro. Vlerësimi përfundimtar, pritet të përfundoj brenda dy ditësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here