Aeroplani ndeshet në urë, mbi 10 udhëtarë vdesin, 16 të lënduar, rreth 30 të zhdukur

0

Përplasja e një aeroplani të kompanisë “TransAsia Airways” me një urë mbi lumin afër kryeqytetit të Taivanit, Taipei ka bërë që në këtë fatkeqësi të vdesin të paktën 12 udhëtarë. BBC ka raportuar sot se në bordin e aeroplanit kanë qene 58 udhëtarë. Sipas burimeve zyrtare 16 persona kanë pësuar lëndime, disa prej të cilëve janë dërguar në spital, ndërkohë që për fatin e 30 personave ende nuk dihet. Ekipet e shpëtimit janë në përpjekje për shpëtimin e atyre që mund të kenë mbijetuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here