Aeroplani me të cilin fluturonte Bill Klinton bënë ulje të detyrueshme në Tanzani

0

Aeroplani me të cilin ishte duke fluturuar ish-­presidenti amerikan Bill Klinton ka bërë ulje të pa planifikuar në kryeqytetin e Tanzanisë për shkak të një avarie të motorit njoftoi mbrëmë zëdhënësi i tij Met Meken.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ndërsa ish-presidenti amerikan dhe anëtarët e stafit nuk janë lënduar.

Bill Klinton ishte nisur drejt vendit afrikan për të kontrolluar ecurinë e një projekti të themeluar nga familja e tij.

Pas rregullimit të aeroplanit ish-­presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar udhëtimin e tij sipas planit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here