Aeroplan ushtarak rus shkelin hapësirën e SHBA-ve

0

Dy bombardues rusë të tipit  “Tu-95″ mbi zonën në Alaska kanë fluturuar më 22 prill, por ndryshe nga herët e mëparshme e hyrjes së avionëve rus në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, këtë herë nuk ishin dërguar gjahtarët amerikan për t’i kapur.

Dy bombarduesit rusë, me mundësinë se ata mbanin raketa bërthamore, kanë hyrë në hapësirën ajrore të SHBA mbi Alaskë, njoftuan zyrtarët nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, transmeton TetovaSot.

Një zëdhënës i Komandës ajrore të Mbrojtjes të Amerikës së  Veriut, Jeff Davis, nuk ka dashur të komentojë mbi hyrjen e dyshuar të sulmuesëve rusë, por ka thënë se javën e kaluar nuk janë dërguar gjahtarët amerikan për të kapur avion të huaj.

Ky është incidenti i parë këtë vit, në të cilën avionët rusë hyjnë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Kanada, dhe zyrtarët amerikanë thonë se ndoshta kjo shënon fillimin e trajnimit të aviacionit rus.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here