Admirali Foggo: Tranzicioni i FSK-së të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me NATO-në

0

Komandanti i Forcave të Marinës së SHBA-së për Evropë, admirali James Foggo III, ka theksuar se me themelimin e ushtrisë nënkuptohet se NATO-ja do ta rishikojë nivelin e angazhimit me FSK-në, dhe se kjo punë është duke u zhvilluar aktualisht në Bruksel.

Foggo, i cili është takuar të enjten me presidentit Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrit në dorëheqje, Dalibor Jevtiq, ka bërë me dije se në këto takime është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, misionin e KFOR-it dhe planin e Kosovës për transformimin e FSK-së.

“Pritshmëritë janë që tranzicioni i FSK-së të jetë progresiv, transparent dhe gjithëpërfshirës përmes një punë të koordinuar ngushtë me NATO-n dhe komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Admirali Foggo ka theksuar nevojën se aktivitetet e FSK-së në veri të vendit të kryhen siç është paraparë në letrën e Thaçit, dërguar në vitin 2013, e cila qartëson se operimet e FSK-së në veri të Kosovës nuk realizohen pa bashkëveprim me KFOR-in.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here