Adhuruesi i Sllobodan Millosheviçit viziton Hoçën e Madhe

0

Shkrimtari austriak, Peter Handke, i cili e kishte për zemër “Kasapin e Ballkanit”, presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviç, dhe i cili ishte kundërshtar i ashpër i bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi, ndodhet për vizitë disaditëshe në Kosovë, njoftojnë mediet serbe.

Dhëndërri serb serbëve që kanë mbetur në Hoçë të Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e pishinës në fshat.

Donacioni është pjesë e shpërblimit “Henrik Ibzen”, që Peter Hendke e mori vjet, raporton RTS. Handke citohet të ketë thënë se me Hoçë të Madhe dhe me serbët në Kosovë e lidh solidariteti me vuajtjet e tyre, përcjell koha.net.

“Populli serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit”, citohet të ketë thënë Handke. Sipas medieve serbe, ai ka vizituar 13 kisha ortodokse në këtë fshat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here