Adem Demaçi:këta që protestojnë nuk meritojnë të vijnë në pushtet

0

Këta që po protestojnë nuk e meritojnë të vijnë në pushtet, se asgjë më të mirë s’mund t’i sjellin vendit”, ka thënë Demaçi në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se me mospjesëmarrjen në protestë të shoqatës “Thirrjet e Nënave” dhe shoqatave të luftës po vërtetohet se këto protesta janë luftë për pushtet.

Demaçi ka bërë me dije se problemi i Kosovës nuk është ministri Jabllanoviq, por sistemi aktual politik. Sipas tij, ministri Jabllanoviq është pjell e sistemit politik të Kosovës.

“Shkarkimi i Jabllanoviqit nuk është problem. Këtë gjë mund ta bëjë Isa Mustafa, sepse ai e ka formuar qeverinë. Por, Isa Mustafa nuk dëshiron ta shkarkojë veten. Ata që e kanë vendosur Isa Mustafën në krye të qeverisë nuk janë për shkarkimin e Jabllanoviqit. Ata nuk e duan këtë shkarkim, sepse ata kanë kontribuar për krijimin e sistemit aktual politik. Problemi i Kosovës është si ta ndërrojë këtë sistem, i cili vazhdimisht po na mban të provokuar dhe s’po mund të shpëtojmë prej përzierjeve permanente të Serbisë në punët tona të brendshme”, ka thënë Demaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here