Adem Demaçi: “Protestoni po mos theni e mos sulmoni policët”

0

Veprimtari Adem Demaçi mendon se protesta duhet të ketë, por duke mos thyer xhamat e duke u sulmuar Policia e Kosovës sikur të ishte e Serbisë.

Në emisionin “Argument” në RTV 21 Demaqi ka thënë se ata që thërrasin në demonstrata duhet ta dinë se çfarë kërkojnë

“Nuk është në rregull që të thuhet demonstratë paqësore e atje të thyhen pronat publike dhe private”, ka thënë Demaçi. Sipas tij duhet të thirren në përgjegjësi të gjithë ata që i kanë blerë ndërmarrjet e si kanë plotësuar kushtet dhe të kthehen punëtorët që kanë punuar aty dhe ata të bëhen pronarë të tyre.

Demaçi porositi qytetarët që t’i votojnë ata që kanë luftuar për popullin e jo ata që kanë hyrë në pushtet vetëm për të fituar para.

Demaçi veprimin e kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me Aleksandër Jabllanoviqin e quan turp duke thënë se kryeministri veproi vetëm kur deklaratën e Jabllanoviqit e komentuan edhe ambasadorët ndërkombëtarë.

Këto veprime të pushtetarëve Demaçi i quan “ruajtje të karriges”.

Ai komentoi edhe marrëveshjen e Brukselit në lidhje me drejtësinë dhe tha se Kosova gjithherë ka bërë lëshime në bisedimet me Serbinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here