Adem Demaçi: “Këta që janë dhënë pas pasurisë lakuriq do të shkojnë në atë botë”

0

Veprimtari Adem Demaçi ka thënë se modeli më i mirë i njeriut tregohet përmes angazhimit për vendin e vet. Ai ka folur kështu në një akademi përkujtimore për Xheladin Gashin.

“Vetëm duke duke e sakrifikuar veten për atdhe jepet modeli i mirë i dashurisë për të. Keta që janë dhënë pas pasurive e pas pallateve të gjitha do t’I lënë në këtë botë dhe do të shkojnë lakuriq për andej”, ka thënë Demaçi.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se angazhimi më I madh I luftëtarëve tëtë UÇK-së është tash në ndërtimin e Kosovës. “Lufta nuk ka mbaruar më 12 qershor 1999. Atë ditë ka filluar lufta për të vazhduar idealin e atyre që ranë”, është shprehur ai.                                                               Ata e kanë vlerësuar lart veprën e dëshmorit Xheladin Gashi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here