Adem Demaçi e Rexhep Qosja kandidatë për çmimin Nobel 2016

0

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë do të bëjë shpalljen e dy kandidatëve kosovarë për çmimin Nobel për vitin 2016.

Kjo do të bëhet më datë 23 janar, në Sallën e Kuqe e për këtë i pranishëm do të jetë Prof. Dr. Daniel Leuëers nga Franca, Prof. Dr. Héléne Stafford nga Anglia dhe Bluma Finkelstein nga Izraeli, raporton lajmi.net.

Është hera e parë në historinë e çmimit Nobel që këtë vit Kosova ka aplikuar me dy kandidatë.

Adem Demaçi për çmimin për Paqe dhe Rexhep Qosja për çmimin për Letërsi.

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë e ka iniciuar këtë procedurë me dy Universitete, me atë nga Franca dhe nga Anglia si dhe me përkrahje Universiteti Haifa, Izrael.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here