Adelina kërkon në Facebook burr që e lë shtatzënë, ofron pagesë prej 350 eurosh për të

0

Një zeshkane rumune është duke u ofruar meshkujve 350 euro për të mbetur shtatzënë pasi ajo është “tepër e pavarur” për të patur një lidhje. Adelina Albu, 25 vjeqare, nga Timishoara, në Rumaninë perëndimore, ka postuar në Facebook një shpallje ku thekson se kërkon një baba potencial biologjik i cili do të dorëzojë të gjitha të drejtat prindërore tek ajo. Albu ka pohuar të mos jetë e interesuar për një të dashur apo burr pasi sipas saj “burrat janë aq të papjekur”. Adelina Albu e ka postuar shpalljen ku shkruan: “Takimi me burrat nuk është një problem “
“Pra, në vend se të humbas kohën time në një marrëdhënie pa kuptim unë do të paguajë. Për 500 dollarë apo 350 euro ju argëtoheni, unë fitojë një fëmijë.” ka theksuar Adelina. Ajo ka shtuar se kushdo që është dakord do të duhet të marrë një test të fertilitetit të bërë dhe të dorëzojë të gjitha të drejtat prindërore tek ajo.”Burrat janë aq të papjekur, krejt ajo që mendojnë ata, është vetvetja e tyre”, ka thënë rumunja zeshkane. “Unë jam një grua e pjekur e pavarur dhe dua një fëmijë.” ka shtuar ajo. Përdoruesit e Facebook e kanë vlerësuar pavarësinë e Adelinës dhe dëshirën e saj për të rritur një fëmijë pa baba. Dhe nuk është çudi, që ajo është përmbytur me përgjigjet nga burrat e etur për marrëveshje në kesh. Njëri nga përdoruesit e internetit, Petru Manesku ka shkruar: “Unë jam i interesuar, ku dhe kur.?” Ndërsa Ion Aldulescu ka postuar : “Unë do të bëj atë pa të holla, ju jeni e nxehtë.!”
Adelina ka thënë: “Deri më tani unë nuk jam impresionuar me përgjigjet, derisa kam përshtypjen se ata nuk janë duke e marrë atë seriozisht.” Komentatorja Online Alina Jalea ndërkaq ka postuar: “Ju lumtë, unë ju admiroj, mos lejoni veten të ndikoheni nga meshkujtë që mpaken kur shohin një shiringë!… Ata nuk i dijnë sakrificat nëpër të cilat kalojmë ne gratë për të patur një fëmijë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here