Adelina Ismaili: “Publikojeni çfarë keni për mua, ndryshe do t’i publikoj unë për juve”

0

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka thënë se kushdo që posedon materiale diskredituese për të le të publikojë lirisht, ndryshe ajo do të publikojë çfarë të di për të tjerët.

Këngëtarja ka shkruar kështu në një status në rrjetin social Facebook.

POSTIMI

Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa,gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurr nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar. Por as kurr nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e KURR hiq ju. Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar më atë që unë e DUA. As të montoni gjykata fallse të Eulexit ku disa të milic të dështuar të shteteve të huaja, vet pyesin e vet përgjigjën. Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim timin , ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI.Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe cfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën. Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhën egërsira. Kam duruar vëtëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen. Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folet, do të flas. Adelina Ismaili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here