Adele ia ndalon Trump-it të përdorë muzikën e saj në fushatë

0

Këngëtarja e njohur Adele ka thënë se kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump nuk ka leje për të përdorur këngët e saj në tubimet e fushatës.

Deklarata erdhi menjëherë pasi fansat shprehën zemërimin e tyre, që këngët e saj ishin përdorur nga Trump. Organizuesit e fushatës së kandidatit republikan kanë luajtur vazhdimisht hitin “Rolling In The Deep”, për të nxitur atmosferën në ngjarjet e fushatës para paraqitjes së tij.

“Jooo. Përse Adele-n? Edhe atë duhet ta shkatërrojë Trump”, shkruan një fans i saj. Të tjerë pyesin nëse Adele po paguhet nga Trump për përdorimin e muzikës së saj në fushatën politike.

Një zëdhënës i këngëtares tha për “The Independent” se, Adele nuk ka dhënë leje që muzika e saj të përdoret për ndonjë fushatë politike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here