Adela Gjyla: Synoj sukses në karrierë dhe pavarësi, s’kërkoj shumë

0

Modelja shqiptare Adela Gjyla ka thënë se synimi i saj është suksesi në karrierë si dhe ruajta e pavarësisë. “Nuk besoj se kërkoj shumë”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar që për studimet më të larta kaherë ka ëndërruar që të shkojë në Francë.

Njerëzit e Shqipërisë i ka përshkruar të afërt, por Shqipëria, ka thënë në kuptim të kushteve për jetë lë për të dëshiruar. Gjyla ka folur edhe për Kosovë, mashkullin ideal, librin, planet e së ardhmes…

 

Kush është Adela jashtë fushës së modës? 

Një vajzë si gjithë të tjerat, e thjeshtë e apasionuar mbas librave dhe goxha ndryshe nga ç’mund të tregoj në pasarela apo photoshooting.

 

Keni vendosur të studioni në Liceun francez, ndërsa merrni me modelim, pse? 

Sepse ka qenë gjithmonë një ndër ëndrrat e mia të shumta që studimet e larta t’i vazhdoja në Francë, dhe liceu francez ka qenë zgjedhja më e mirë

Cili është suksesi më i madh deri tash në fushën e modelimit?

. Sa për fushën e modelimit, është si një opsesion për mua. Gjë e cila as nuk më pengonte me jetën time të përgjithshme dhe gjithashtu më inspironte për më tej.

                                                                                      

Çfarë synoni të arrini duke u marrë me këtë aktivitet? 

Tani për tani? Jo shumë. Thjesht dua ta shijoj për sa kohë që më jepet mundësia.

 

A i kushtoni kohë leximit?

Po i kushtoj, shumë. Mund të them me bindje të plotë që e adhuroj leximin.

 

Keni ndonjë idol?

Idol? Vetëm familja .

 

Cili është mashkulli ideal për juve?

Nuk kam një mashkull ideal, i duhuri do ishte çdokush që do arrinte të më bënte për vete.

 

Për çfarë ju pëlqen Shqipëria dhe për çfarë jo?

Më pëlqejnë njerëzia shqiptare, afrimiteti që kanë njerëzit këtu. Sa për nivelin e jetesës apo shkollimin dhe githçka tjetër ka akoma shumë për të bërë.

 

Keni qenë ndonjëherë në Kosovë?

Kosova është një ndër vendet më të ngrohta dhe mikpritëse për mua. Mundohem ta vizitoj sa herë që kam mundësi.

 

Do të pranonit të pozonit nudo për njër revistë?

Jo nuk do e bëja.

 

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

 

Karriera! Dëshira ime më e madhe është të jem një femër e sukseshme, e pavarur .

Nuk besoj se kërkoj shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here