Abrashi: Republika është më e fortë se sa e mendojnë anarkistët

0

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se ata që po bëjnë thirrje për protesta paqësore ditën, ndërsa natën gjuajnë me gurë, nuk do të mund të mbjellin frik në institucione dhe shoqëri, raporton Indeksonline.

Ai ka shkruar në Facebook se republika është më e fortë se sa mendojnë ‘anarkistët’.

Ky është postimi i Abrashit në Facebook:

Ata që ditën bëjnë thirrje për protesta “paqësore”, natën inspirojnë dhe promovojnë politikisht këto akte, e filluan me vezë, vazhduan me ngjyrë, avancuan me gaz, kurse dje me gurë e mjete tjera të forta.

Çfarë nuk do ta arrijnë kurrë, nuk mund të mbjellin frikë, as në institucione as në shoqëri dhe nuk e lëvizin dot orientimin Pro Amerikan të vendit!

Dje rrezikuan jetën, jo vetëm timen e të shoqëruesit tim, por edhe të këmbësorëve. Republika është më e fortë se sa e mendojnë anarkistët

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here