Abrashi firmos me Fraiburg: Do të përmirësohem këtu

0

Amir Abrashi ka zgjedhur Fraiburgun si klubin e duhur për të vazhduar karrierën futbollistike. 25-vjeçari i përfaqësueses shqiptare, pak ditë pas mbylljes së sezonit, ka zyrtarizuar ekipin e tij të radhës, duke braktisur kampionatin zviceran dhe Grasshoper, për të zbarkuar në Gjermani, ku do të tregojë talentin e tij fillimisht në Bundesligën 2.

Lojtari, të cilit i kishte përfunduar kontrata me Grasshoper, ishte nën vëzhgimin e shumë klubeve gjermane, pasi për të interesoheshin edhe Hanover e Verder Bremen, pa harruar këtu interesimin nga disa ekipe italiane si Empoli e Verona. Por, futbollisti shqiptar ka zgjedhur Fraiburgun, një skuadër e cila në edicionin e fundit nuk arriti të siguronte mbijetesën në Bundesligë dhe ra nga kategoria. Por kalimi i të paktën një sezoni në Bundesligën 2 nuk e ka frikësuar Abrashin, i cili me sa duket e ka parë këtë si një mundësi të mirë për t’u përshtatur më lehtësisht me futbollin gjerman.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here