AAPSK transferon 246,071.56 €uro nga sekuestrimet, në llogarinë kryesore të Buxhetit të Kosovës

0

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK), ka bërë transferimin e mjeteve financiare nga llogaria e depozitave nga sekuestrimet, në llogarinë kryesore të buxhetit të Republikës së Kosovës, është njoftuar sot nga Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Drejtësisë. Shuma e përgjithshme e të hyrave të konfiskuara, të cilat duhet të transferohen në llogarinë kryesore të buxhetit është 246,071.56 €uro. AAPSK ka falënderuar gjykatat, prokuroritë, Doganën, AUV dhe Policinë e Kosovës, për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin që kanë ofruar në këtë aktivitet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here