AAK: Vrasjet e shqiptarëve në Maqedoni, “skajshmërisht të papranueshme”

0

Nuk dihet pse por AAK-ja ka pritur deri në mbrëmje që të bëjë një reagim për ngjarjet e bujshme të orëve të hershme të mëngjesit të sotëm në Kumanovë. Departamenti i AAK-së për Politika të Mbrojtjes e të Sigurisë, e ka përcjellë “indinjatën e thellë ndaj ngajrjeve të sotme në Maqedoni”, kurse sulmet ndaj jetës së tyre dhe vrasjet e shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, i konsideron “skajshmërisht të papranueshme”.
“Sot në Kumanovë kanë ndodhë vrasje, plagosje civilësh të pafajshëm dhe djegje të shtëpive duke e tmerruar popullatën civile shqiptare. Situtata e krijuar është gjendje e jashtëzakonshme e pasigurisë dhe e papranueshme, e cila kërkon zgjidhje urgjente”, është theksuar në reagimin e AAK-së.
“Përforcimet në pjesën tjetër të kufirit me Serbinë me barrikadim të qindra forcave policore e ushtarake serbe pranë kufirit Serbi-Maqedoni, duke dërguar edhe pajisje ushtarake, tregon qartë pēr idenë e përshkallzimit të situatës së brishtë politike dhe të sigurisë në Maqedoni”, është konstatuar aty më pas.
“Kërkojmë që menjëherë Qeveria e Maqedonisë ta ndalë aparatin e dhunës policore e ushtarake që po përdorë kundër shqiptarëve, si dhe kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, të ndërhyjë që të normalizojë situatën e krijuar dhe shqiptarëve t’ua garantojnë të gjitha të drejtat e barabarta, lirinë dhe përgjegjësitë vetëqeverisëse në të gjitha nivelet, krahas dhe barabartë me komunitetin maqedonas”, është përmbyllur reagimi i AAK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here