AAK: Të publikohen menjëherë listat përfundimtare të veteranëve të luftës

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës finalizimin dhe publikimin e menjëhershëm të listave përfundimtare të veteranëve të luftës.

“Ky proces edhe ashtu është stërgjatur, tërësisht pa nevojë, dhe çdo vonesë është e pakuptueshme dhe e patolerueshme”, është shprehur AAK në një kumtesë për media rreth kësaj problematike.

“E konsiderojmë të rëndësishme të potencojmë se Komisioni për Ankesa duhet të ketë kryer punën si duhet dhe në lista duhet të jenë të përfshirë të gjithë ata që ishin pjesë e luftës, pa asnjë diskriminim”, e ka përmbyllur komutesën AAK.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here