AAK në Prishtinë e përgënjeshtron LDK-në

0

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë ka dalë sot me komunikatë ku ka mohuar se radhët e saj i kanë braktisur anëtarë të shumtë siq ka deklaruar LDK. “AAK e ka një degë të vetme dhe 43 nëndegë të cilat funksionojnë. Është i pasaktë dhe tendencioz lajmi se degë të Aleancës po largohen”, është theksuar në komunikatë. “4 individë të caktuar, që kanë qenë të angazhuar nëpër disa nëndegë, janë larguar për interesa të tyre private”, ka qenë sqarimi më konkret i AAK-së. “Aleanca është në process zgjedhor dhe secilit do t’i konfirmohet fuqia e vet politike dhe pozita në Aleancë”, është shtuar aty. “Ne e kemi të qartë se LDK ka problem me imazhin dhe me frymën e humbur pas krijimit të koalicionit me PDK-në dhe po i përdor metodat e njëjta sikur partneri i vet i koalicionit duke krijuar sistem klientelist”, është përmbyllur komunikata ku “ish kolegëve, që për arsye krejt private ndërrojnë parti” u është uruar sukses.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here